Situata nga zjarret në qarkun e Fierit duket se është përmirësuar gjatë 24 orëve të fundit. Në fshatin Gjorgoz të njësisë administrative Cakran u bë i mundur neutralizimi i flakëve, të cilat lanë pas një sipërfaqe prej 70 hektarësh me pyje të djegura. Ndërkohë në Çorrush të Mallakastrës, zjarri vijon të jetë aktiv por i vënë nën kontroll.
Edhe në zona të tjera të Fierit ka pasur përmirësim të situatës nga zjarret, ndërkohë që Drejtori i Mbrojtjes Civile në Bashkinë e Fierit, Maksim Zarka ka folur për mediat.
Ai ka treguar dëmet e mëdha që janë shkaktuar nga zjarret në këtë qark, ndërsa ka pranuar se për shurja e zjarreve është vështirësuar për shkak se mungon infrastruktura rrugore dhe kapacitetet e zjarrfikëse për t`u përballur me këto situata.
© SYRI.net