Çim Peka Live/ Agron Shehaj: Nuk kam paguar para për të kandiduar. Kurrë me Ramën!

Çim Peka Live/ Agron Shehaj: Nuk kam paguar para për të kandiduar. Kurrë me Ramën!

21:03, 24/05/2021

Në Çim Peka Live, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, ka hedhur dritë edhe mbi akuzat se ka paguar para për të qenë deputet, gjë që e ka mohuar kategorikisht.

A e keni sponsorizuar Partinë Demokratike për të qenë kandidat në vitin 2017?

Kjo është një akuzë qesharake, që unë të falenderoj që më jep këtë mundësi për tu sqaruar.

Unë s’kam paguar asgjë për t’u bërë kandidat.

Basha më ka ofruar për të qenë në PD, sepse në strategjinë e tij ishte që të ofronte njerëz të rinj mundësisht të suksesshëm, që të rrisnin shanset për të fituar. Rezultatet nuk ishin ato që prisnim.

E falenderoj Bashën sepse me ofroi në PD, por jo se unë pagova lekë. Sepse unë nuk do jepja kurrë para. I pa te unë pasionin për poltikën. Më pikasi nëpërmjet një miku të përbashkët

Nëse do ju ofronte z. Rama kandidimin me PS, do pranonit?

Unë vi nga një fanilje e persekutuar dhe nuk do ndodhte kurrë. Për mua ky është një element shumë i rëndësishëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco