Bedri Ajdari: Të revoltuar që nuk përfitojmë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që Kroacia, Serbia…

Bedri Ajdari: Të revoltuar që nuk përfitojmë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që Kroacia, Serbia…

22:37, 30/03/2021

Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, Bedri Hajdari, Kryetar i Shoqatës së të përndjekurve politikë në Maqedoni u shpreh i pakënaqur me mbështetjen që duhet ti jepte shteti shqiptar, popullatës shqiptar në Maqedoni sidomos për fitimin e shtetësisë.

‘Le të marrim shembujt e fqinjëve, Kroacia u ka dhënë shtetësi të gjithë kroatëve që jetojnë jashtë Kroacisë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Serbia me serbët në Kroaci, në Bosnjë etj.

Kurse për shqiptarët në Maqedoni ka disa barriera për të marrë shtetësinë shqiptare.

Ne na revolton fakti që Shqipëria në Kushtetutë në nenin 8 e ka përcaktuar shumë qartë obligimet e saj ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në kuptimin e mbrojtjes së tyre dhe nuk e bën këtë gjë

Ne deri në këtë ditë i ndjekim me përpikmëri se çfarë thotë nëna dhe na prek shumë mos reagimi i nënës për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe pse Shqipëria i bëri një favor shumë të madh Maqedonisë që e pranoi si shtet të pavarur pa asnjë kusht.

Duhet të ketë protesta për mosregjistrimin e shqiptarëve në census

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco