EMRI/ Plagosën me thikë të riun në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që po kurohej në spital

EMRI/ Plagosën me thikë të riun në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që po kurohej në spital

09:33, 30/03/2021

Është arrestuar 27-vjeçari, Endi Nekaj i cili po kurohej në spitalin e Durrësit për plagët e marra gjatë një konflikti me thika. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu u arrestua në flagrancë në ambientet e spitalit ku po kurohej.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet D.B i cili akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me dashje’.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco