Fjalimi prekës/ Përlotet Flutura Açka: Luftoj edhe për tim bir

Fjalimi prekës/ Përlotet Flutura Açka: Luftoj edhe për tim bir

18:25, 25/03/2021

Fushatën e opozitës në sheshin “Nënë Tereza” e hapi shkrimtarja Flutura Açka, kandidate në qarkun e Elbasanit.

E emocionuar, kandidatja demokrate tha se nuk di të mbajë fjalime politike, por të flasë me zemër.

“Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura".

“Mjekë, inxhinierë, profesionistë po ikën sepse nuk kishin mundësi. Ne do t'ia dalim t'i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. Vetëm kështu do ta çlirojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, baronët e kullave,” tha Açka.

Shkrimtarja e prekur tha se edhe shqiptarët janë në të njëjtin front si në vitin 1990. Duke cituar shkrimtarët e mëdhenj, ajo tha se nuk mund të qëndronte indiferente.

Në fund, Açka tha se po lufton edhe për të birin e saj të ndjerë, duke theksuar se kjo është beteja e dy njerëzve të drejtë.

Po lufton për ëndrrën e pakryer të tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco