Rama sjell në Shqipëri vaksina të pa certifikuara

Rama sjell në Shqipëri vaksina të pa certifikuara

14:04, 25/03/2021

Në fillim të janarit, Edi Rama doli e tha se kishte siguruar 500 mijë vaksina të Pfizer, por në fakt në vendin tonë kanë mbërritur disa mijëra, ndërsa premtimet e mëdha u zhdukën në erë.

Më pas, tha se do sillte mijëra vaksina të Astrazeneca, por këto dolën me probleme dhe shumica e vendeve të BE-së nuk po i aplikojnë.

E tani për shkak të zgjedhjeve që janë pas 1 muaji, Edi Rama ka vendosur të kafshojë gjuhën e tij, dhe të tërheqë mbrapsht të gjitha fjalët që tha kundër vaksinave Ruse dhe Kineze.

Edhe pse nuk ka nënshkruar një kontratë të drejtëpërdrejtë, Rama ka vendosur të sjellë në Shqipëri vaksina të pacertefikuara.

Pas 10 mijë vaksinave ruse që erdhën nga Emiratet, si dhuratë, sot Rama nga Turqia thotë se ka nënshkruar një kontratë për 1 milionë vaksina kineze.

Por këto vaksina që po i merr nga Erdogan, për efekt të fushatës elektorale, në fakt nuk janë të certifikuara nga anjë asgjë perëndimore. As EMA e BE-së dhe as FDA e SHBA nuk i ka certifikuara këto vaksina.

Asnjë agjenci e ndonjë shteti të BE-së nuk i ka certifikuar, por për Ramën mjafton zhurma dhe propaganda që gjoja po sjell vaksina kundër koronavirusit.

Sot Rama thotë se do të sjellë në Shqipëri 192 mijë vaksina kineze, që nuk janë të certifikuara.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco