Asnjë shenjë nga i riu që hyri në magazinën në flakë, Babai me lot në sy tregon telefonatën e fundit…

Asnjë shenjë nga i riu që hyri në magazinën në flakë, Babai me lot në sy tregon telefonatën e fundit…

13:55, 25/03/2021

Kanë kaluar 20 orë dhe i riu Arjan Sala ende nuk është gjetur, pas zjarrit të rënë në një magazinë tek zona e njohur si “Casa Italia”.

Së fundmi me lot në sy, babai i Arjanit tregon se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës. Ai ka bërë apel që të ndërhyhet me çdo mundësi për të kërkuar të birin që u fut brenda magazinë për të shuar flakët që kishin rënë.

“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti futet oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë.” ka thënë babai i 33-vjeçarit.

“Dua drejtësi, drejtësi për çunin. Ka 2 ditë në tunel. Më tha; mirë se të gjetsha në darkë.”, shpërthen në lot babai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco