Të rinjtë në Sarandë i bashkohen PD, Zhupa: Këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë në BE

Të rinjtë në Sarandë i bashkohen PD, Zhupa: Këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë në BE

13:43, 25/03/2021

Ina Zhupa, kandidatja e PD në Qarkun Vlorë, ka shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë për të rinj të Sarandës që i bashkohen PD.  Vrulli dhe vullneti i të rinjve për tu bërë pjesë e ndryshimit ndjehet në qarkun e Vlorës. Të rinjtë  bëhen pjesë e Partisë Demokratike sepse duan një të ardhme më të mirë.

Pasi ndau kartat e anëtarësisë për anetarët më të rinj të FRPD Sarandë, Zhupa u shpreh se: “Jemi përballë një fakti që në këto zgjedhje nuk do të zgjedhin midis Ramës dhe Bashës, por do të zgjedhim për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj si rini, për të ardhmen e familjeve tuaja.

Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë për ju, siguron më shumë vende pune për ju, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë për ju.

Ndërsa përballë kemi një alternative si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro.

Po të pyesin prindërit e dini sa mankth ka qënë për të marrë një vizë për të dalur jashtë, konceptohej si e pa mundur që të liberalizoheshin vizat por Lulzim Basha e arriti. Ndaj dhe sot i besojmë si i vetmi njeri që me vizionin, me angazhimin e tij dhe me lidhjet e tij ndërkombëtare do arrij të na siguroj një të ardhme më të mirë dhe të na bëj anëtare të BE”

Zhupa gjithashtu ju paraqiti të rinjëve programin e PD për tarifat zero në universitete për familjet me të ardhura nën 640 mijë lek, për inkubatoret e biznesit, dhe për planin për mbështetjen e familjeve të reja shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco