Basha viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve, uron Sulltan Novruzin

Basha viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve, uron Sulltan Novruzin

16:31, 22/03/2021

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar besimtarët Bektashinj për Sulltan Novruzim.

Lulzim Basha: Baba Mondi, mire se të gjej!

Gëzuar për shumë vjet Sulltan Nevruzin! Shëndet, jetë dhe dritë për ty dhe të gjithë klerikët bektashi, për të gjithë besimtarët bektashi kudo që janë. Qoftë kjo ditë një ogur i mbarë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin ashtu siç është simboli i fitores pranverës mbi dimrin dhe për largimin e të keqes nga shpirti i çdo shqiptari për triumfin e të mirës, e ndryshimit pozitiv për të gjithë.

Baba Mondi: Amin! Të lumtë goja.

Faleminderit kryetar! Të paçim me jetë! Faleminderit për vizitën! Kjo është vërtetë një ditë e bekuar nga Zoti, kuptohet edhe nga shenjtorët që vijnë. Dhe është shembull për njerëzimin që ta udhëheqë njerëzimin në rrugën e vërtetë dhe prandaj ne i respektojmë këta njerëz, duke sakrifikuar me familje me gjithçka për të udhëhequr njerëzit në rrugën e vërtetë. Zoti ju bekoftë!

Lulzim Basha: Amin! Bashkë me ju

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco