Bypassi në Gjirokastër/ Ekspertët e huaj letër Ramës: Po rrezikoni statusin si qytet i UNESCO

Bypassi në Gjirokastër/ Ekspertët e huaj letër Ramës: Po rrezikoni statusin si qytet i UNESCO

16:16, 22/03/2021

Ndërtimi i “Bypass-it” të Gjirokastrës kundërshtohet nga 22 ekspertë ndërkombëtarë të njohur të shkencës, fushës së trashëgimisë kulturore, urbanistikës e më gjerë.

Ata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur, me anë të së cilës i kërkojnë të ndërpriten menjëherë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet.

Sipas ekspertëve këto punime rrezikojnë statusin e Gjirokastrës si pjesë e UNESCO pasi një pjesë e tyre do të shkatërrojë disa pjesë autentike, siç është lagja “Cfakë”, shtëpi, ura historike, apo rrënoja arkeologjike të cilat janë të renditura në kategorinë e parë, sa i përket trashëgimisë kulturore.

Stephan Dömpke, kryetari i “Bordi të Vëzhgimit të Trashëgimisë Botërore” thotë se për punimet e bypass-it, nuk është respektuar ligji “Për trashëgiminë Kulturore”.

Në projekt nuk është publikuar një vlerësim sa i përket “Ndikimit në Mjedis”, si dhe një “Vlerësim i Ndikimit në Trashëgiminë kulturore” .

Ekspertët theksojnë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco