Humbi betejën me Covid, Meta dekoron Gjeneralin Sallaku ‘Nderi i Kombit’

Humbi betejën me Covid, Meta dekoron Gjeneralin Sallaku ‘Nderi i Kombit’

21:32, 21/03/2021

Presidenti Ilir Meta ka nderuar mbrëmjen e sotme Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakun pas vdekjes me dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’.

‘I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!’, shkruan presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t'i akordoj sot Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco