VIDEO/ Dëbora bllokon Peshkopinë, izolohen fshatrat, shkëputet energjia elektrike

VIDEO/ Dëbora bllokon Peshkopinë, izolohen fshatrat, shkëputet energjia elektrike

21:38, 21/03/2021

Reshje intensive kanë vijuar gjatë orëve  të mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit.

Trashësia shkon në 30 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zona të thella kalon mbi 50 cm.

Në qytetin e Bulqizës trashësia varion deri në 50 cm.

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë kalohet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Kukës, dhe Peshkopi-Qafë Draj kalohen me vështirësi me zinxhirë. Rreth orës 19:30 janë bllokuar rreth 30 mjete në maloren e Kubenit, për shkak të reshjeve intensive dhe mungesës së ndërhyrjes së borëpastrueseve.

Probleme ka pasur edhe në rrugën që lidh Dibrën me Librazhdin e cila për momentin mbetet e bllokuar.

Janë të bllokuara pothuajse të gjitha njësitë administrative, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Rreth 50% e zonave të thella janë pa energji elektrike për shkak se janë këputur telat përçues si pasojë e rëndesës nga bora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco