Boçi-Ramës: Po ta kisha marrë unë telefonin e Lucës, nuk do bënim zgjedhje fare

Boçi-Ramës: Po ta kisha marrë unë telefonin e Lucës, nuk do bënim zgjedhje fare

16:11, 21/03/2021

Kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi i është përgjigjur komenteve të Edi Ramës në lidhje me përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Me një postim në rrjete sociale Boçi shkruan se Rama vijon të bëjë rolin e telefonit të prishur, ku e quan telefonin e tij sit ë biznesmenit Luca.

Ish-deputeti i PD-së shprehet se nëse ai pas konfliktit do të kishte bërë vaki të merrte telefonin e biznesmenit Luca dhe të publikonte bisedat që ndodheshin në të, më 25 Prill nuk do të duhej të bënin zgjedhje fare.

Reagimi i kandidatit për deputet, Luçiano Boçi:

Rama vazhdon të luajë lojën e ‘telefonit të prishur’ me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco