Sherri Boçi-Luca/ Rama shpif për telefonin: U grushtua një punëkrijues i madh

Sherri Boçi-Luca/ Rama shpif për telefonin: U grushtua një punëkrijues i madh

14:22, 21/03/2021

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nga Elbasani, Rama është shprehur se ata do të respektojnë rregullat, duke i cilësuar si papërgjeshmëri atë që ndodh në krahun tjetër politik.

“Del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharë me dy gishta, pa marrë parasysh se kështu rrezikohet shëndeti i tyre dhe familjeve të tyre. Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Largimi i virusit nga jetët tona është sfida e sfidave. Ne jemi të super angazhuar si qeveri për të garantuar rritjen e përditshme të numrit të vaksinimeve. Por kjo duhet të shkojë paralel me respektimin e  rregullave. Është papërgjegjshmëri dhe nuk duhet ta bëjë këtë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisës. Ky skuthllëk është tipar i lidershipit të tyre dhe i politikës së tyre. Ne do të vazhdojmë të respektojmë rregullat , do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit, or nuk do të biem pre e turmologjisë”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka reaguar për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Rama e ka cilëusar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën i referohet si punëkrijues i madh. Kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, ,grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë. Sa email-e dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë harroi se telefoni ishte i ish deputetit dhe se akuza për këtë ishte sajuar nga biznesmeni që sponsorizon takimet e rilindjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco