EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, dy të plagosurit rëndë dërgohen në spitalin e Tiranës

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, dy të plagosurit rëndë dërgohen në spitalin e Tiranës

08:23, 16/03/2021

Detaje të reja nga aksidenti i mbrëmjes të së hënës të ndodhur në aksin rrugor Krane - Konispol, me një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre rëndë.

Ndërsa Klement Kristidhi 32 vjec, që ishte edhe drejtues i mjetit humbi jeten në vend, Dy të tjerë pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës për shkak të gjendjes së tyre kritike u dërguan për mjekim të specializuar në Tiranë.

Arjan Gribura, 31 vjeç kishtë frakturë të shtyllës kurrizore,  frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë të këmbës se majtë, u nis për Tiranë. Agron Muhametaj, 22 vjeç kish frakturë të shtyllës kurrizore edhe ky u dërgua në Tiranë. Ndërsa i i treti Shkëlqim  Muhametaj, 31 vjeç ishte pa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.  Të katërt banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

Viktima, Klement Kristidhi, njeheresh edhe drejtues i mjetit, ishte emigrant prej 10 vitesh ne Gjermani kishte vetem disa dite qe kishte ardhur.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco