Protesta e ndëshkim paralelisht me reformën

Protesta e ndëshkim paralelisht me reformën

Nga Kastriot Islami - 28/01/2020

Ngritja e Këshillit Politik nuk shënon asnjë rivendosje të paqes mes opozitës e Rilindjes sepse s’mund të ketë paqe me hajdutët, kriminelët dhe trafikantët e pronës dhe parave publike apo të votave. Vendimi për krijimin e Këshillit Politik mund të cilësohej vetëm si fillimi i fundit të Rilindjes. Ky vendim nuk është dhe nuk duhet konsideruar si paqe e Opozitës me Rilindjen apo për Rilindjen, por një veprim për fillimin e largimit të qeverisjes së saj.

Nëse nuk do të ndodhte kështu, atëherë vendi do të zhytej më thellë në krizë e kaos. Për më tepër që vendimi për të ngritur Këshillin Politik duket rrjedhojë e vendimit të Bundestagut për të vendosur 9 kushtet e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Kushte, ku janë përfshirë të gjithë kërkesat e opozitës, për të mundësuar largimin e butë të Ramës nga qeverisja e vendit dhe ardhjen e opozitës në pushtet me zgjedhje të lira e të ndershme, pra me votë dhe vetëm përmes votës.

Betejat për ta hequr Ramën si Kadafi, Sadami apo Noriega përmes protestave e demostrimeve masive popullore, apo mosbindjes civile jo vetëm nuk rezultuan fizibël, por duket edhe s’u konsideruan adekuate (por me shumë gjasa duket se nuk janë përjashtuar plotësisht nëse Rama do të obstruktonte rrugën e “butë” të largimit të tij nga pushteti) nga partnerët kryesorë të Shqipërisë.

Duket se në vitet 2017-2020, ndonëse dosja e hajdutërisë së qeverisë Rama dhe e lidhjeve të saj në ngushta me krimin, si dhe blerja e votave e kërcënimi i votuesve, gjenden mbi tavolinat e kancelarive të të gjithë vendeve anëtare të BE, Shqipëria trajtohet më shumë një vend anëtar stabël i NATO-s (vendim i marrë me konsensus) dhe që pret konsensusin e “madh” për hapjen e negociatave me BE, pra që mendohet se zotëron maturinë e nevojshme për të gjetur zgjidhjet e krizave përmes rrugës perëndimore të negociatave, madje pa ndërhyrje nga jasht.

Thënë sa më sipër, ndjekja e rrugës së “butë” s’do të thotë aspak se opozita do të abandononte protestat apo tubimet paqësore masive, por paralelisht me uljen në tavolinë do të vazhdonte të mbante të lartë presionin mbi Ramën në mënyrë që ta detyronte atë të realizonte zgjedhje të lira e të ndershme ose thënë ndryshe ta detyronte atë të pranonte rrugën e “butë” të largimit të tij nga pushteti për të shmangur përplasjet eventuale...

Kjo do të thotë se opozita s’ka bërë e natyrisht s’do të duhet të bëjë asnjë lloj paqeje me sektin e hajdutërisë së votës dhe të krimit elektoral, madje duhet të përgatisë, përveç rrugës së “butë” edhe alternativat e tjera të veprimit demokratike, ndërkohë që për momentin është ulur në tavolinë për të ndjekur rrugën perëndimore të ndryshimeve të nevojshme të rregullave të “lojës” ose thënë ndryshe për të ndërtuar rrugën e “butë” të ardhjes së saj në pushtet që përmbyllet me zgjedhjet e lira e të ndershme, domodoshmërisht të parakohshme ose pa Ramën kryeministër....

Po ashtu opozita, sic përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut, krahas me uljen në tavolinën e reformës, duhet të ringrejë e të përdorë protestat e tubimet për të detyruar SPAK të ndëshkojë ashpërsisht të gjithë hajdutët e kriminelët e votës së lirë që jo vetëm të zbulohet në sytë e publikut delegjimiteti i pushtetit qëndror e vendor të Ramës por që askujt në të ardhmen të mos i shkojë ndërmend të ndjekë këtë rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco