Dështojnë përpjekjet e kryetarit antipopullor

Dështojnë përpjekjet e kryetarit antipopullor

Nga Getoar Mjeku - 20/01/2020

Kam thënë disa herë se Lëvizja Vetëvendosje! do t'i kryjë detyrat e veta - pa zvarritje a vonesa të paarsyeshme, qoftë dhe kur kushtetuta nuk ka përcaktu afat të prerë. Sot Lëvizja, si subjekt fitues i zgjedhjeve parlamentare, i propozoi presidentit që ta caktojë aktivistin Albin Kurti kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Letra që u dorëzu këtë mëngjes ka rëndësi për demokracinë tonë parlamentare. Vërteton se subjekti fitues e propozon mandatarin për formimin e qeverisë dhe se kreu i shtetit nuk ka tagër me vendosë afate arbitrare as me caktu kandidatin e vet. Përpjekjet e kryetarit antipopullor me shndërru Kosovën në republikë presidenciale tani kanë dështu. Kështu duhet të dështojnë orvatjet e tij për të falë sovranitetin dhe territorin shtetëror.

Sot është 20 janar, dhe nga mbledhja e parë e Kuvendit të ri nuk kanë kalu as 4 javë ditë, një pjesë e mirë e tyre festa të fundvitit. Gjatë gjithë kësaj kohe, Lëvizja i ka njoftu qytetarët për përpjekjet e veta me arritë marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në. Ndonëse marrëveshje nuk kemi, Lëvizja ka dorëzu propozimin e vet. Përgjigjja e presidentit tani e ndez afatin: Albin Kurti ka me i pasë 15 ditë me formu qeverinë.

Këto ditë Albini do të punojë pa u ndalë me ndërtu koalicionin qeverisës që siguron ndryshimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco