Nga tryezat tek telekonferencat

Nga tryezat tek telekonferencat

Nga Tomorr Avdia - 19/01/2020

Përhapja e platformave të shumta vizive e sociale ka sjellë një mundësi të pafund kundrejt komunikimit  tradicional publik, i cili më parë ishte një proces i koncentruar.

Dhe këtë, këto ditë më së miri po e shfrytëzojnë dy partneret në tentativë të koalicionit për themelimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Duke, mos u mjaftuar me dhjetëra orë diskutime e  takime direkte, ata kanë zgjedhur një mënyrë të re për ti përcjellë mesazhet njëra-tjetrës, përmes shkëmbimit të mesazheve në rrjetet sociale, e herë pas here, si ne rastin e liderit te VV-se Kurti, edhe përmes telekonferencave. 

Sigurisht, se askush në kohën bashkëkohore nuk mund të ketë asgjë kundër shfrytëzimit të këtyre platformave, por mënyra jo serioze që këto dy subjekte politike i drejtohen njëra-tjetrës ka filluar të bëhet qesharake dhe njëkohësisht e bezdisshme për opinionin.

Ata përsërisin dhe citojnë vetveten duke mos dhënë asnjë alternativë se si të dilet nga kjo situatë.

E mira e gjithë kësaj është, që zyrat respektive të këtyre subjekteve të lexojnë/përcjellin komentet e qytetareve poshtë postimeve të liderëve tyre, të cilat përveç se janë ide origjinale, mund të shërbejnë edhe si matës i mirë për disponimin e opinionit dhe po ashtu si ide për të ecur para me formimin e institucioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco