Diplomacia e Kosovës

Diplomacia e Kosovës

Nga Faton Bislimi - 12/11/2019

Ne fillim, kur Daqiq prezentonte "ç'njohjet" e pavaresise se Kosoves nga disa shtete, Prishtina zyrtare ato i merrte vetem si "hajgare" e "propagande" te Beogradit per intereset e tyre te brendshme.

Tash, kur ky trend i "cnjohjeve" po vazhdon, diplomacia jone po merret me kacafytjet e brendeshme ne mes Zyres se Ministrit dhe Drejtorise se Pergjithshme te MPJ-se per pranimin neper Ambasada ose jo te rekruteve te rinje, nje pjese e madhe e te cileve kane shfrytezuar kete periudhen e "qeverise ne detyre" per te "kap" cka munden neper pozita diplomatike.

Fatkeqesia me e madhe e diplomacise kosovare eshte se ajo eshte kthyer ne nje institucion punesimi te aparatqikeve politike thuajse pa asnje kriter profesional e akademik.

Nese do shiqonim ambasadoret shqiptare te fillim shekullit 20-te, si Faik Konica, per shembulle, do te duhej te ndiheshim te trishtuar me kualitetin e shume ambasadoreve qe sot kemi neper misione e qe per nje shtetar si Konica na dalin jo vetem miniature e vobekte e intelektualitetit dhe kombetarizmes, por edhe me keq!

Per nje vend te vogel e me kaq probleme te medha, shumica qe prekin direkt sferen e politikes se jashtme dhe marredhenjet nderkombetare, si Kosova, diplomacia do te duhej te ishte nje prioritet kombetar dhe te perfshinte njerzit me kredencialet me te forta akademike por edhe profesionale, sikur edhe me lidhjet me te cmuara me qendrat e vendosjes nderkombetare.

Kosoves i duhet nje zgjim i madhe vizavije politikes se jashtme dhe marredhenjeve nderkombetare. Mendesia diplomatike e se kaluares eshte vecse pengese e assesi aset per nevojat qe ka Kosova. Sot me shume se kurre, vendit tone i duhet nje avantgarde e atyre qe kane brumosur mendimin diplomatik ne qendrat e vendimmarrjes boterore si Washington, DC, New York, Bruksel. Nuk kemi aspak komoditet qe politiken tone te jashtme ta lejojme te sherbeje edhe me tutje si mjet punesimi e rehatimi te individeve te caktuar. Cfaredo lajthitje nga kjo nevoje imediate dhe teper e rendesishme per vendin tone do te ishte kthese e gabuar dhe me barre te madhe per te ardhmen e vendit dhe per vendin e shtetit ne arenen nderkombetare.

Neve na duhet me urtesine dhe urgjencen me te madhe ta "cnjohim" nga puna e diplomacise sone te gjithe aparaturen e gabuar dhe joefektive te instaluar deri me tani ashtu qe t'i hapim rruge suksesit te MPJ-se dhe keshtu suksesit te Kosoves permes diplomateve te vertete te vendit tone!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco