Nga Beqir Sina - 19:57, 18/12/2025
Në Beograd, Presidenti Aleksandar Vuçiç kërcënoi "të tijët" me hakmarrje, pas braktisjes së planit për hotelin (tre kullat)Trump, një projekt që nxiti protesta masive dhe aktakuza për korrupsion.
“Dëm i madh iu bë Serbisë,” tha Vuçiç, duke akuzuar “gjuetinë e shtrigave” për humbjen e një investimi prej të paktën 750 milionë dollarësh, sipas tij.
Ndërkohë, në Tiranë, Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbështesë marrëveshjet me Jared Kushner për Ishullin Sazan dhe Gadishullin e Zvërnecit. Por, këto projekte miliarda dollarësh kan "ngecë" mes shqetësimeve mjedisore dhe akuzave për mungesë transparence.
Pse këto dy kryeqytete ballkanike, të lidhura me interesat e familjes Trump, përfaqësojnë tani tensionet midis zhvillimit ekonomik dhe trashëgimisë historike? A mundet që edhe Rama të tërhiqet, duke krijuar tension si Vuçiç?
Projektet të financuara nga "Affinity Partners" të Kushnerit, raportohet nga burime saudite, synojnë ridizajnimin e vendeve sensitive si: selia e ish-ushtrisë jugosllave në Beograd, e bombarduar nga NATO në 1999, dhe ish-bazat e ushtrisë në Shqipëri si Sazani dhe laguna e Zvërnecit, dy vende strategjike këto që ishin dhe krenaria e qeverisë komuniste në Shqipëri mburrja e tyre.
Secili nga investinet e Kushner në Serbi dhe Shqipëri premton hotele luksoze, vila dhe resorte me qira 99-vjeçare, duke premtuar rritje turistike. Por, zgjedhja e këtyre vendeve historikisht të ngarkuara me ideologjin komuniste, amplifikon kritika.
Duke filluar nga bombardimet në Serbi -1999 (për shkak të Kosovës), që ngjallin emocione nacionaliste, ndërsa bazat ushtarake në Shqipëri, ngrejnë shqetësime për sovranitetin e vendit që do ti jepet "Affinity Partners" të arabve për 99 vjet.
Për ekspertët e këtyre çështjeve këto lidhen me gjeopolitikën, e këtyre dy vendeve, ku Vuçiç dhe Rama navigojnë midis Perëndimit dhe investimeve lindore.
Në Serbi, plani për tre kulla u braktis në dhjetor 2025 pas aktakuzës së ministrit serb Nikola Selakoviç për projektin 500 milionë dollarësh, duke çuar në protesta dhe kërcënime nga Vuçiç.
"Affinity Partners" tani ( pa ngulur edhe një gozhdë) kërkojnë 50 milionë dollarë për prishjen e kontratës, sipas burimeve të shtypit prestigjoz amerikan.
Në Shqipëri, miratimet e hershme në janar 2025, i dhanë status ‘investitor strategjik’ për resortin 1.4 miliardë dollarësh në Sazan, por Zvërneci, si zonë e mbrojtur ekologjike, thotë shtypi amerikan (WJ)përballet me protesta të vazhdueshme nga grupe si EcoAlbania, dhe nuk ka marrveshje deri në fund të 2025-s.
Shtypi amerikan thekson se Sazani ecën më shpejt, duke reflektuar atë entuziazmin e Ramës për turizmin, ndërsa Zvërneci ngec në sfida ligjore dhe publike.
Pengesat në Shqipëri mund të vijnë nga vlerësime mjedisore, mungesë konsultimi publik dhe akuza për korrupsion, veçanërisht me fonde saudite dhe lidhje me tranzicionin politik në SHBA, theksonë shtypi amerikan.
© SYRI.net