Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nga Radomir Dimiq - 11/12/2025

Iniciativa Politike Multi Etnika angazhohet me parimin që çdo parti politike e cila zhvillon aktivitet antishtetëror dhe rrezikon rregullimin e rendit kushtetues, nuk i respekton ligjet e shtetit në çfarëdo forme duke krijuar edhe pasoja të dëmshme ndaj shtetit të Kosovës të ndalohet së vepruari në mënyrë automatike dhe pa asnjë kompromis.

Dikush do të mendojë e pyesë se për cilin subjekt politik konkretisht bëhet fjalë? Në këtë kuptim dhe në këtë drejtim e mbështes në mënyrë absolute dhe fuqishëm kërkesën e të gjitha atyre partive politike dhe të shoqërisë civile të cilat kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që me një vendim të prerë dhe të padiskutueshëm, në përputhje me ligjin dhe rregullativën gjithpërfshirëse juridike, t'i nadohet pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 Listës Srpska.

Këtë qëndrim dhe kërkesë e bazoj në faktet e ditura publike, të cilat flasin për veprimtarinë politike kundërkushtetuese të Listës Srpska, jo vetëm kundër shtetit tonë, të Kosovës së pavarur, por ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë akoma edhe kundër vetë interesave të popullatës serbe që janë qytetarë lojalë të shtetit tonë të përbashkët.

Dihet ashiqare që kjo veprimtari armiqësore është duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me institucionet zyrtare shtetërore të shtetit serb në Beograd, i cili shtet po përzihet drejtëpërdrejtë në punët e brendshme të Kosovës dhe po i infiltron strukturat e shërbimit të fshehtë për të ndikuar në procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Subjekti politik të cilin unë e përfaqësoj Multi Etnika, është kategorikisht dhe pa asnjë hamendje kundër një politike të tillë ndaj Kosovës e cila udhëhiqet në mënyrë destruktive nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po e favorizon edhe financiarisht, edhe politikisht, edhe materialisht me financa vetëm satelitin e vetë politik, Listën Srpska.

Në këtë mënyrë ai po ndikon edhe në thellimin e përçarjes mes serbëve të Kosovës, duke i manipuluar ata e duke i ndarë në patriotë, ata që janë përkrahës të tij dhe në tradhëtare ata që janë kundër politikës së Vuçiqit. Kjo është arsyeja pse unë po apeloj tek organet përgjegjëse, e më konkretisht tek KQZ-ja, që të mundësojnë vetëm pjesëmarrje të barabartë dhe demokratike në këto zgjedhje që janë para nesh për të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës. Pra edhe njëherë po them se përse jam kundër pjesëmarrjes së Listës Srpska.
 

Kjo parti politike gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së saj ka përkrahur një sistem mafioz i cili është instaluar në veri të Kosovës në krye me banditët e dëshmuar Veselinoviq dhe Radojçiq. Lista Srpska duhet të detyrohet t’a pranojë shtetin e Kosovës, shtet në të cilin është regjistruar dhe vepron. Vetëm kështu do të mund t'i lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet për parlamentin e shtetit të përbashkët me një përbërje, por duke kultivuar politikë integruese multietnike. Kjo do të ishte krejtësisht normale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco