Nga Kadri Kryeziu - 15:19, 28/09/2025
Të gjithë presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Çfarëdo që të ndodhë, duhet ta themi qartë: ky vendim do të përcaktojë nëse Kosova mbetet demokraci funksionale, apo bëhet peng i improvizimeve dhe gabimeve fatale në interpretimin e ligjit.
⚠️ Skenari 1 – Tradhti dhe amatorizëm juridik
SHTYLLA 1: Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur të pestë Nënkryetarët që në seancën konstituive.
SHTYLLA 2: Nënkryetarët nga komunitetet joshumicë votohen në një “paketë të veçantë”, procesi përsëritet.
➡️ Një dorëzim i hapur para presionit etnik. Përmbysje e frymës kushtetuese. Gjykata si noter i interesave të jashtme.
Tradhti ndaj Republikës.
⚖️ Skenari 2 – Jo tradhti, por prapë gabim
SHTYLLA 1: Kuvendi nuk mund të mbahet peng nga moszgjedhja e një nënkryetari.
SHTYLLA 2: Nënkryetarët joshumicë votohen në paketë të veçantë, procesi përsëritet.
➡️ Shmang katastrofën, por mbetet i rrezikshëm.
Provokon Vetëvendosjen dhe komunitetet joshumicë të shpikin forma të reja bllokade.
Kuvendi rrezikon të shndërrohet në arenë kaosi politik.
✅ Skenari 3 – Vendimi ideal
SHTYLLA 1: Kuvendi nuk mbahet peng nga një vend bosh.
SHTYLLA 2: Anulohen të gjithë nënkryetarët; të gjithë janë të barabartë, votim në një paketë të unifikuar.
👉 Urdhëron votim të ri për të gjithë nënkryetarët sipas formulës “një pako – një votim”.
Nëse një grup nuk propozon kandidat, vendi mbetet vakant për t’u plotësuar më vonë.
➡️ Ky është vendimi që:
RuaN karakterin origjinal të Kushtetutës.
Siguron që asnjë kandidat serb të mos përjashtohet për arsye etnike.
Qetëson ndërkombëtarët.
Mbyll derën e manipulimeve dhe bllokadave politike.
🔑 Përfundimi
Gjykata nuk duhet të shpikë veto të reja, as të luajë me funksionalitetin e Republikës.
Kushtetuta është e qartë: përfaqësim po – por funksionalitet mbi gjithçka.
Historia do të mbajë mend jo çfarë tha diplomati i radhës,
por çfarë guxoi të thotë Gjykata.
© SYRI.net