Interpretimi “black Friday” i Gjykatës Kushtetuese!

Interpretimi “black Friday” i Gjykatës Kushtetuese!

Nga Dren Dushi - 12/08/2025

Po, Kosova tash ka një Kushtetutë të re. Mund të jemi të shokuar se si arritëm deri këtu, por në Kosovë, asgjë nuk bën më çudinë, dhe nuk bën çudinë as fakti se Gjykata Kushtetuese e vendit, nga kjo e premte, nuk është më vetëm Gjykatë.

Nëse nuk është vetëm Gjykatë, çfarë është? Sigurisht që është edhe një mekanizëm gjeopolitik, një institucion që tenton (kur merr urdhra) t’i jap drejtim edhe dialogut Kosovë-Serbi, por edhe t’i kryej detyrat ndaj atyre që i kanë vendosur, e që njihen si të tillë që nuk e duan fare pavarësinë e institucioneve. Mbi këtë bazë, Kosova e vuan edhe një Gjykatë Speciale në Hagë, si cenimi më i madh i sovranitetit juridik e të drejtësisë së saj, me kumtimin që bota na tha në një mënyrë; “ju nuk jeni në gjendje të gjykoni drejt, pa anshëm, dhe të pa ndikuar, andaj do ju gjykojmë ne.” Na ktheu në këtë bazë të lgjeitimimit së krijimit të kësaj Gjykate të dëmshme, jo aq të dëmshme sa ata që e dëmtuan sistemin e drejtësisë, deri në atë shkallë që të na servohet dëmi-pasojë. Më rikujton këtë çështje, pikërisht kjo e premte e vonshme që kaloi.

E tërë kjo sagë filloi nga neni 67 pika 2, një nen që është arsyeja edhe e bllokadave e krizave institucionale në Kosovë, por edhe e hendekut për interpretime, qoftë edhe për interpretime deri në shkallën që Gjykata i jep vetes të drejtë të riamandamentoj Kushtetutën, siç bëri me dispozitivin e fundit. Çfarë thotë ky nen që sigurisht do të bëhet i famshëm çdo palë zgjedhje; “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kosovës”. Kam pas shkruar shumë vite më parë për këtë nen, si student, nuk duhej dije e madhe për ta kuptuar potencialin që ka, natyrisht, potencialin për të keq. 

Neni në fjalë është një amatorizëm juridik, që na është shërbyer nga hovi i juristëve që shkruan Kushtetutën e Kosovës, e që më së shumti janë siguruar për ta bërë një Kushtetutë sa më liberale e diskriminuese pozitive për pakicat, por që nuk ka pasur as pak fokus për çështje tjera, apo mbase kanë pasur një qëllim tjetër. Neni në fjalë është paragjykues dhe hipotetik, sepse fakti se grupi më i madh parlamentar paska të drejtën për propozim të Kryetarit të Kuvendit, nuk nënkupton se edhe i ka votat, siç është parë në disa raste. 

2. 

Këtu lindi edhe idea që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, të riamandamentojnë Kushtetutën, pra të shndërrohen në deputetë për pak kohë, ndonëse nuk kanë votat e popullit. Ata duket të kenë kuptuar se neni në fjalë është idiotesk, dhe çfarë bënë, e plotësuan nenin, pra e riamandamentuan, dhe neni tashmë është kështu: 

Neni 67 pika 2 (nga kjo e premte):

““Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi ë i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kosovës. KANDIDATI MUND TË PROPOZOHET VETËM TRE HERË.” 

Pajtohem plotësisht që neni në fjalë duhet plotësuar, ndryshuar, pra duhet të ndryshohet Kushtetuta, dhe mirë që Kushtetuta u ndryshua, por shumë skandaloze mënyra si u ndryshua, duke e shkelur vetveten. 

3. 

Deputetët e zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshi edhe populli pakicë, mund të bëjnë ndryshime Kushtetuese, kuptohet, kur të kenë votuar edhe 2/3 -tat edhe të pakicës serbe, por assesi nuk mund të ndryshohet Kushtetuta nga Gjykata Kushtetuese, të paktën sipas Kushtetutës së Kosovës, por jo edhe sipas Gjykatës Kushetuese të Kosovës. Kjo e fundit, po sipas Kushtetutës, ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës, dhe këtë herë e ka bërë këtë interpretim, pra ka ndryshuar një nen të Kushtetutës dhe ka thënë që nuk e ka ndryshuar. por e ka interpretuar, dhe ne nuk mund të bëjmë gjë me këtë, përveç t’i drejtohemi popullit, për aq sa ai është i gatshëm të lexoj e fokusohet në këto diskutime juridike. 

Nëse Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, njëri prej të cilëve i zgjedhur nga terroristi Milan Radoicic, kanë vendosur të bëjnë interpretime të tilla që për një natë, e ndryshojnë historinë politike të Kosovës, por edhe e fusin Kosovën në një rrugë të re Kushtetuese, neve nuk na mbetet tjetër vetëm të denoncojmë këtë Gjykatë dhe t’i drejtohemi popullit.

4. 

Radomir Leban, u bë emër i njohur në Kosovë nga publiku, në momentin kur Presidentja Vjosa Osmani u tërhoq nga idea që mund të mbështetet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pra që mund t’i besoj kësaj Gjykate. 

Presidentja Vjosa Osmani njihet për qëndrimet e saj të forta, ndonjëherë ajo me qëndrimet e saj ka bërë që të prishë edhe parti me traditë 30 vjeçare, pra është një personalitet që kur beson në diçka, nuk pyet më për pasoja, për interpretime e për diskutime. Këtë bëri edhe me lëndën që e kishte nisur në këtë gjykatë, që tash e tutje është edhe Kuvend, meqë i ka dhënë të drejtën vetes të ndryshoj nenet Kushtetuese. 

Presidentja denoncoi Gjykatësin Leban, dhe për këtë denoncim përmendi edhe AKI-në, mbase i vetmi institucion i Kosovës i ndërtuar pa ndërhyrjen e Adem Grabovcit e Vlora Çitakut siç i kemi dëgjuar në pronto aferën që është heshtur shumë nga media e shitur. 

Pra ne kemi një Gjykatë Kushtetuese, në përbërjen e të cilës, sipas të parës së vendit, dhe sipas AKI-së, ka persona që punojnë kundër Kosovës. Nuk besoj të ketë punë më kundër Kosovës, se shtrembërimi i Kushtetutës së saj, nga po institucioni që duhet ta mbrojë më së shumti. 

 

Doli Profesor Gruda për të mbrojtur interesat e partisë së tij, dhe hoqi dorë nga profesionalizmi duke i dhënë të drejtë gjykatësve/deputetë të Kushtetueses. Ai përmendi edhe një amerikan, i cili kishte folur e shkruar për Kushtetutën e SHBA-ve, por kjo nuk i mjaftoi, e denoncuan kolegët e tij. 

U përmend se e drejta e gjykatësve/deputetë për të riamandamentuar Kushtetutën e Kosovës buron nga një nen tjetër Kushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të vendit. Kjo vetëm thellon akoma më shumë problemin, dhe forcon idenë se këta gjykatës, me të vërtetë e kanë ngatërruar veten për deputetë. Unë kam tashmë besim të plotë, që sa më shumë që do të tentohet të arsyetohet ky interpretim, aq më sharlatanë do të dalin të gjithë arsyetuesit. 

Po të ishte e njëjta gjë, si e zgjedhjes së Presidentit dhe e zgjedhjes së Kryeparlamentarit, përse nuk i ka përfshi këto gjëra “të njëjta” Kushtetuta e Kosovës, por i ka ndarë ato komplet. Dhe, po të ishte e njëjta gjë, përse nuk zgjedhet edhe Kryetari i Kuvendit me votim të fshehtë si Presidenti? 

Po e kuptojmë përse, dhe nëse do ta bënim një satirë të mënyrës si është bërë ky dispozitiv, do të ishte kështu: 

Një përfaqësues, apo shefat e Profesor Grudës, do t’i thoshte gjykatësve; “na duhet të marrim nga mënyra e zgjedhjes së Presidentit vetëm ato që na konvenojnë neve, dhe jo tërë mënyrën, pra jo në parim, por vetëm ato që na duhen”. Dhe gjykatësit do të kenë thënë se nuk ka problem, meqë ne mund të interpretojmë siç na ka ënda, dhe askush nuk mund të ndryshoj interpretimet tona. 

Kështu Kosova hyn në një fazë të re si Republikë, tashmë me Kushtetutë të re, meqë kështu po i duhet disa grupeve të interesit, të cilat kanë marrë mbështetjen edhe të disa grupeve tjera, jashtë Kosovës. Rendi Kushtetues i Kosovës më nuk ekziston në formën siç ka ekzistuar, pra ne jemi në një rend të ri tashmë, ndonëse pa miratimin e Kuvendit të Kosovës, pra pra miratimin e popullit të Kosovës. Kosova nuk është më Republikë Parlamentare, nëse është, Gjykata Kushtetuse është “dhoma e lartë” e Kuvendit, apo Mbreti me veto. 

Kosova ka humbur seriozitetin institucional nga kjo e “premte e zezë”, ka humbur edhe atë pak konsideratë të mbetur për Gjykatën Kushtetuese. Po, vendimi nuk ka si të mos respektohet, sepse kështu e thotë Kushtetuta, por gjithashtu, kjo Gjykatë nga tash e tutje duhet denoncuar në çdo hapërisë publike, nga të gjithë, sepse ky skandal juridik, kjo arrogancë e ofendim intelegjence për një popull të tërë, nuk bën të kaloj heshturazi, në emër të “ndarjes së pushteteve” që faktikisht, ky parim është shkatëruar pikërisht nga Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me interpretime që bien edhe në kundërshtim me interpretimet e më parshme.

Sistemi nuk u pajtua me rezultatin e zgjedhjeve, dhe aktivizoj mekanizmat e fundit, kritik, kundër rezultatit, nuk është hera e parë që aktivizon këta mekanizma, kishte aktivizuar edhe në vitin 2021. Tërë kjo, ka një cak shumë më kompleks se një nen kushtetues, ky është cak gjeopolitik, prapa saj fshihet ideja për shkëmbimin e territoreve, koha do të tregoj këtë, tingëllon konspiracion, por është sekret publik i heshtur. Por kjo Gjykatë Kushtetuese, ndonëse duhet respektuar e marrë seriozisht (meqë ta ndryshon edhe rezultatin e zgjedhjeve), duhet edhe denoncuar si një mekanizëm që tashmë, e sfidon vullnetin e popullit të Kosovës, Kushtetutën e saj dhe do të bëhet palë e zhvillimeve gjeopolitike. Ne nuk guxojmë ta injorojmë këtë gjendje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco