- 10:08, 22/05/2025
Nga Hysni Gurra/
Dy njerëzit më të votuar të Edi Ramës janë, njëri në Elbasan, tjetri në Durrës. Të dy të mbështetur nga organizata kriminale me pasaportë europiane (ndërkombëtare).
Dy njerëzit më të votuar të Sali Berishës janë në Tiranë. Asnjëri i mbështetur nga krimi, por nga populli.
Gjatë gjithë fushatës elektorale Sali Berisha premtonte se do t’i shpallte organizata terroriste këto banda, Edi Rama u kishte premtuar se nuk u prek kush me dorë, se Altin Dumani është shoku jonë.
Përfundimi: Rama mori 83 deputetë, Berisha 50.
p.s- Pra, Sali Berisha ka një faj shumë të madh, ka mbetur shtetar. Nuk pranon të këmbejë karrigen e kryeministrit me bashkëpunim, me sjellje të butë apo shkelje syri ndaj organizatave kriminale. Rama jo vetëm pranon, por është vetë edhe kryeministri, edhe kreu i organizatave kriminale.
© SYRI.net