Zoti Rama pse me 'terroristët' palestinez nuk po negociohet, e me serbët duhet dialogohet?

Zoti Rama pse me 'terroristët' palestinez nuk po negociohet, e me serbët duhet dialogohet?

Nga Elkier Bushkolaj - 30/11/2024

Zoti Rama pse me “terroristët” palestinez nuk mund të negociohet dhe me terroristët serbë duhet të dialogohet?

Serbia ka ndërmarrë një akt terrorist në veri të Kosovës duke vendosur një sasi prej 15 kg tritol në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, me objektiv për të dëmtuar infrastrukturën ujore dhe energjitike të Kosovës. 

Ky sulm terrorist mbi infrastrukturën jetike të Shtetit Kosovës është një akt  lufte në zemër të Evropës. 

Reagimi i Tiranës Zyrtare edhe pse erdhi pas Listës Serbe kryefjalë kishte dialogun. 

Kryeministri ynë, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s kur flet për konfliktet në Ukrainë apo Palestinë thekson se me terroristët nuk negociohet por shqiptarëve të Kosovës u kërkon që me terroristët serbë të dialogojnë.

Sikur ato miliona euro të shpenzimeve të paradës kombëtare të Tiranës në 28 Nëntor  ti jepnit donacion për FSK-në do ishit më dinjitoz.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco