Çfarë do të sjellë takimi i 12-të Macron-Vuçiç?
Nëse i referohemi në aspektin historik të takimeve, këtë javë do të kemi një takim që duhet të ndahet/komentohet në tre dimensione:
⚠️1. Dimensioni i brendshëm politik:
Përmes kësaj ftese dhe takimit, Vuqiqi do të përpiqet të prezantohet si një person cili politika e t'i e ka sjellë Serbinë në qendër të forcimit të pozitës së saj duke neutralizuar opozitën ne Beograd të ofruar nga politika franceze më ketë vizitë.
⚠️1. Dimensioni i jashtëm politik:
Që nga lufta që filloi midis Rusisë dhe Ukrainës, Serbia është kthyer në një hapësirë ku po lufton:
❗️a. Rusia për forcimin e saj në fushën ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë (inteligjencës duke futur doktrinen e saj dhe kontrolli brenda strukturave të sigurisë ).
❗️b. Kinës për mundësinë e fitimit të hapësirës politike në formën e ndikimit ekonomik përmes joshjes dhe sigurimit të teknologjisë ushtarake për nevojat e ushtrisë serbe, por duke mbetur jashtë konfrontimit Rusi-SHBA-Europë për pozicionimin e saj brenda Serbisë.
❗️c. SHBA, e cila përpiqet të ndikojë dhe forcojë politikën e saj duke u përpjekur të shkëputet nga ndikimi rus në formën ushtarake dhe të sigurisë dhe politike si edhe nga Kina në formën ekonomike duke i ofruar kësaj të fundit një pikë operacionale për pushtimin ekonomik dhe teknologjik në Evropë.
❗️d. BE-ja (Gjermania dhe Franca) luftojnë së bashku për minimizimin e fuqisë amerikane, kineze dhe ruse në sferën ekonomike, politike dhe ushtarake, por me theks të veçantë në marrjen e veprimeve konkrete për të kushtëzuar pozicionin serb në rrugën evropiane që hapësira për BE të jetë më të gjerë (Gjermania dhe Franca aleate në njeren anë dhe në luftë kundër njëra-tjetrës).
⚠️2. Dimensioni ekonomik:
Serbia ka nisur të përfitojë nga lufta Ukrainë/Rusi dhe Izrael/Palestinë mbi 1.3 miliardë euro, duke përfituar nga rritja e industrisë së saj të mbrojtjes, ndërsa vetëm me Francën pritet të shkëmbejë 740 milionë euro në fushën ushtarake. Por të mos harrojmë se litiumi po forcon pozitën e Serbisë, që përmes tundimit me Kinën dhe Gjermaninë, Franca po e sheh veten të vetmuar dhe të humbur, dhe pikërisht ky veprim me gjermanët do t'i mundësojë Francës të dërgojë avionët luftarakë të kërkuar gjatë këtij viti nga Parisi zyrtar.
Si dhe nisja e përfitimit nga ndërlidhja e funksionalizuar e gazit nga fillimi i janarit 2024.
⚠️3. Dimensioni Ushtarak/Siguria
🚩Serbia tashmë ka blerë Airbus, helikopterë dhe aeroplanët e transportit H125M, raketat tokë-ajër Mistral dhe Thales, ka blerë radarë të rinj me skeda.
Beogradi po kërkon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin me Airbus përmes mirëmbajtjes dhe zhvillimit të helikopterëve H125M në Serbi dhe potencialisht një prodhim të përbashkët të një droni luftarak si dhe 12 avionë luftarakë Rafale nga Franca ti ketë në inventarin e saj ushtarak.
🚩Serbia në mënyrë indirekte i ka siguruar Ukrainës armatim në vlerë prej 800 milionë euro ishte një surprizë e dyfishtë. Ku tani pas depërtimit të Ukrainës në Rusi dhe vizitës së Aleksandër Vulinit në Moskë, Serbia sipas të gjitha gjasave është detyruar të ndërpresë prodhimin për forcat ukrainase ndaj Rusisë, nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të shohim sabotime të bëra tani me strukturat e inteligjencës ruse të instaluara në Beograd. Dhe për këtë, sipas disa kanaleve diplomatike në Bruksel, theksuan se vizita e kreut të CIA-s ishte pikërisht për këtë në Serbi, për ta shtyrë atë që të jetë në vijë të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ukrainës duke mos ndalur prodhimin ushtarak për ato.
🚩Pra, Serbia do të përfitojë gjithashtu nga një ndihmë e re financiare për të mbështetur industrinë e saj të mbrojtjes për forcimin e nevojave të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
‼️a. Inteligjenca artificiale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do të ndikojë në sigurinë kolektive në Ballkan.
‼️b. Do të shohim sulme kibernetike në infrastrukturën kritike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
‼️c. Aksionet e spiunazhit dhe operacionet inteligjente do të theksohen për të forcuar më tej pozicionin politik jashtë brenda vendeve që kanë dalje në detin Adriatik, por edhe në rrugën ndërkombëtare evropiane me vendet e Azisë.
⚠️Periudha 2025/2030, sipas kësaj kronologjie dhe informacioneve të bazuara në burime të hapura dhe informacione diplomatike, Serbia do të përpiqet të forcojë zgjerimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tre dimensionet e përmendura.
© SYRI.net