Përplasja e Interesave Gjeopolitike: Kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe Rreziku për Stabilitetin Rajonal

Përplasja e Interesave Gjeopolitike: Kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe Rreziku për Stabilitetin Rajonal

Nga Gurakuç Kuçi - 21/03/2024
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar perëndimin se ata duhet të zgjedhin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai më tutje ka vazhduar se nëse e zgjedhin Kosovën, Serbia do të “presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojnë mundësinë”.
Vuçiq këto kërcënime i ka forcuar mbi bazën se Kosova do të përkrahet nga perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe NATO. Në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhje në Rusi, Vuçiqi i ankohet atij për kinse “situatën e vështirë politike që po përballët populli serb në Kosovë” dhe se “serbët po vuajnë në Kosovë pogrom”, përsëritje kjo e fjalëve të njëjta që i kishte thënë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Narrativa është e njëjtë sikur në situatën kur Putini kishte filluar invazionin në Ukrainë.
Në fjalimin e 23 shkurt 2022 ku Putin kishte urdhëruar trupat ruse të pushtonin Ukrainën ai thoshte se: “ishte e nevojshme të ndalohej [...] gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm tek Rusia. [...] përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme, [...] dhe po presim kohën e duhur”. Sipas tij këto fatkeqësi po iu ndodhin rusëve në Ukrainë me mbështetjen e vendeve kryesore të NATO-së.
Ngjashmëria e dy deklaratave tregon mbi agjendën e përbashkët.
Deklarata e tanishme e Vuçiqit është përgatitje e diskursit dhe terrenit politik për ndërmarrjet e ardhshme paraushtarake dhe ushtarake që synon t’i ndërmarr në kuadër të përkrahjes që i vjen nga Rusia dhe Kina. Këto dy vende së fundmi bashkë me vendet anëtare të BRICS kanë qëndruar të vëmendshme ndaj thirrjeve për dërgim të trupave të NATO-së në Ukrainë.
Pra, Serbia nën përkrahjen e Kinës dhe Rusisë po kërcënon Kosovën dhe Perëndimin për hapjen e një vatre të re lufte ku secila palë do synonte të arrinte qëllimet e veta në nivel global dhe rajonal.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco