Asociacioni versus Autonomia!

Asociacioni versus Autonomia!

Nga Zejnullah Jakupi - 07/06/2023

Opozita po e kritikon Albin Kurtin, pse Albin Kurti nuk u koordinua me amerikanët për veprimin e tij në veri. Gjithashtu opozita e kritikonte dhe po kritikon Albin Kurtin kur kryeministri dilte haptas kundër asociacionit. Këtë qëndrim ai e ka patur gjatë gjithë kohës nga viti 2013 e deri tani. Gjatë kësaj kohe lajmërohet sërish opozita dhe po e thotë se Albin Kurti duhet të koordinohet me amerikanët se ata po na dojnë të mirën dhe duhet ta pranojmë bërjen e asociacionit. Dhe natyrisht duke i marrë përbazë të gjitha këto zhvillime dhe duke qenë Albin Kurti në vlugun e politikës reale, kryeministri ynë e ka kuptuar se duhet të ndryshohet qasja. Dhe ndryshimi i qasjes, për ta bërë asociacionin erdhi me marrëveshjen e Ohrit, sipas planit franko-gjerman, i cili në fakt i pranon implementimin e të gjitha marrëveshjeve tjera në të kaluarën.

Dhe sërish lajmërohet opozita grindavece duke thënë se plani franko-gjerman dhe Marrëveshja e Ohrit është më e dëmshme se sa Marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013.

Ja pse duhet të implementohet asociacioni dhe me këtë rast të jap disa versione të zgjidhjes së probelmit, të cilin do të duhej ta përkrahte edhe kryeministri Albin Kurti por edhe opozita, e ky propozim nënkupton implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje për të cilin është zotuar z. Albin Kurti se do ta implementojë. 

Kjo nënkupton autonomi për sërbët ne veri- ose siç thuhet „vetëmenaxhim“. Kjo nënkupton, jo ndarje, por integrim dhe zhvillim. Për më shumë ndiqni propozimin ne linkun më poshtë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco