Kisha Ortodokse e Kosovës

Kisha Ortodokse e Kosovës

Nga Driton Tali - 06/03/2023

Para disa dite me një status avokova që "Kisha Ortodokse Serbe - e Serbisë", në territorin e Kosovës, duhet të riemërohet në "Kisha Ortodokse e Kosovës" - status që u shpërnda gjithandej - dhe pati goxha reagime.

Nga reagimet pash se shumë komentues janë relativisht pak familiarë me këtë çështje, e më shumë pati të tillë që fare nuk janë.

Sidoqoftë, fillimisht të them se te riti ortodoks, autoqefalia (apo edhe patriakaliteti) i kishës lidhet me shtetin.
Sipas historianëve hexhemonistë serbë, kishat kryesore serbe sot janë në Maqedoninë e Veriut, dhe ato janë të futura nën obrellën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Ngjashëm është edhe me Malin e Zi.

Ta zëmë, potreti apo freska ma e njohur e Car Dushanit vie nga manastiri i Lesnovës - Lesnova sot është në Komunën e Pribishtipit, dhe është manastir maqedonas.
Gjithashtu, selia e Car Dushanit ishte Shkupi.

Pastaj Prilepi i "Kraljeviç Markos" sot është në Maqedoni etj, për mos ta përmend "Kumanovën e shenjtë sebe", ku sipas të njejtëve historianë, u zhvillua lufta më e rëndësishme në historinë serbe moderne, etj etj.

Pra, politika aktuale është "pajtuar" që Maqedonia e Veriut (apo "Stara Srbija" - Serbia e Vjetër siç i referohen ata), me gjitha manastiret dhe vendet e shenjta serbe, të jetë jashta Serbisë dhe të gjitha ato "Meka serbe" të njihen nga UNESKO si maqedonase.

Natyrisht se shumë serbë (nga ata) nuk janë pajtuar, mirëpo për shkak të zhvillimeve gjeo strategjike nuk marrin yrish siç dijnë, ndonëse shtrohet pyetja deri kur?!

Megjithate, presioni poliitk, siç ishte ai i regjimit titist për krijimin e kombit maqedonas, apo presioni gjeopolitik si rezultat i luftërave të 1990've, ose pastaj ky aktuali për çështjen e njohjes së Kosovës, ose Pavarësia e Malit Zi, kanë bërë që politika serbe hexhemoniste të sillet para aktit të kryer.

Andaj, shih për këtë mësim që na jep hsitoria, edhe Kisha Ortodokse e Kosovës, sado që në shikim të parë mund të shifet si naive, nuk është e parealizueshme.

Veç kërkon përkushtim, sepse e drejta historike është në anën tonë, për faktin se ne ilirët- arbërit, rastisëm të gjendemi në anën jug-lindore të Perandorisë Romake kur Teodosi e vendosi "Vijnë e Tij" - pra "en masse" të ishim ortodoksë. Fakt i cili bëri që ne këto kisha e manastire t'i trajtonim si tonat. Andaj ato i mbijetuan kohës, sepse për ndryshe sot nuk do të ekziston po të kishim neve ndonje qasje tjetër!

Dhe tashti Kosova është e pavarur dhe sovrane.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco