“Marenglen* - Erion Veliaj”, sakaton n’Tiranë, Rrugën Ibrahim RUGOVA”!

“Marenglen* - Erion Veliaj”, sakaton n’Tiranë, Rrugën Ibrahim RUGOVA”!

Nga Bardhyl Meta - 05/02/2023

Shkruan: Bardhyl Meta 
 

“Marenglen* - Erion Veliaj”, sakaton n’Tiranë, Rrugën Ibrahim RUGOVA”!
Erion Veliaj (me shumë gjasë edhe Edi Rama) paskan ndërmarr një hap shumë të ulët dhe antihistorik!
Nga mijëra rrugë e bulevarde lagjesh të reja, por ende - t’pa emër të Tiranës - paskan përzgjedhë që t’sakatojnë rrugën Tiranase që mbante emrin e Presidentit Kosovar Ibrahim Rugova!?
- Vetëm një Zot e di se çfarë borxhe t’palara paskan pas ende tek Miladin Popoviqi e Aleksandër Rankoviqi (i dekoruar me Medaljen më të Lartë nga Tirana zyrtare) që n’vitin 2023, pa asnjë hall as emergjencë, t’ofendojnë e lëndojnë shumëkend, andej e këndej kufirit!?
S’është e rastit, por hakmarje tipike komuniste, meqë prijësi Kosovar atëbotë kur u prit n’Tiranën (ende) staliniste nga Ramiz Alia - kishte refuzuar të përkulej me nderime para varrit të diktatorit stalinist dhe antikombëtar, Enver Hoxha…!
E Majta shqiptare si duket ka trashëguar dhe po e bart edhe sot me fanatizëm atë dergjen e pamendësinë anacionale e komuniste, e cila ka qenë dhe mbetet edhe sot, e zonja që t’prodhojë vetëm urrejtje, ndasi e lëndime ndër shqiptarë!
Pinjollët e tyre edhe sot, jetokan me mallin për ato puthjet e përdala sovjetike buzë’m’buzë me “vēllezërit ideologjik” ndërkohë që mezi presin t’gjejnë mundësinë e rastin që t’lëndojnë vëllezërit e tyre …!
A sjell vota n’Tiranën e 2023-ës ky akt i shëmtuar?!
- Me shumë gjasë PO!?
Dhe kjo “gjëja” (që sjellka Vota!), është në të vërtet fatkeqësia! Larg më e madhe, sesa akti i përdal dhe i përsëritur i “Rilindjes Komuniste t’PS-së” ndaj Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova!
Presidenti Rugova, do t’jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e shumë e shumë Tiranasve dhe shqiptarëve anë e mban shqiperise - edhe pa atë cep rruge - që iu desht aq fort, Kryetarit të tiranës, “Marenglen - Erion Veliaj”!
PËR GJENERATAT E REJA:
* Me Emrin “Marenglen” në Shqipërinë Staliniste dhe
a-nacionale të Enver Hoxhës janë pagëzuar fëmijët në mënyrë që t’nderohet MARksi-ENGelsi-LENini - me emrin “MAR’ENG’LEN”, që njëherash e bashkë, ashtu sovjetik’qe - buzë’m’buzë, të tre, t’katër e t’gjithë bashkë t’*****!
P.S. Konica s’pat shfry rastësisht:
“O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë”!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco