Dy fjalë për hajnat e ŠPANISË (me origjinë nga Prishtina)!

Dy fjalë për hajnat e ŠPANISË (me origjinë nga Prishtina)!

Nga Ardian Kastrati - 23/01/2023

99% e hajnave të Španisë ( që i thojnë vetes Prishtinali si ky sot në shesh) ja patën therr për Maqedoni e Serbi kur  djemët e UÇK-së patën bërë kontratë me vdekjen në 1998/1999. Kurse hajnat e atëhershëm të Evropës si ky sot që kanë qenë jashtë vendit kur ka fillu lufta nuk ua ka majt me ardhë në luftë po kanë vazhdu me vjedh nëpër Špani. 

Fundja cysh me luftu kundër shtetit që i ka rrit si pllumat. Shtetit të vet pra, JUGOSLLAVISË (se ata skanë bë dallime fort kështu Jugosllavi e Serbi)

Hajna të kohës së Jugosllavisë e Serbisë ne kemi pas kogja shumë në Prishtinë. Ua njohim familjet, i njohim me emra e nofka. Ua dijmë të gjitha të bëmat.

Me dekada krejt këta tipa të pa shkollë Jugoslavia e Serbia i ka bërë me u ndi si "qytetarë" në raport me treva të tjera nëpër Kosovë e në veçanti ato treva që i luftonin fort pushtetet sllave.

Te këta tipa këtu është burimi i urrejtjes për UÇK-në jo te hajnia. Mbaj mend që çysh në javën e parë pas çlirimit ju thojshin UÇK-së hajna kur ata erdhën të rraskapitur nga lufta, të pa ushqyer e kur çizmet ju kishin bashku me lëkurën e këmbëve.

Hajnat të ngjashëm me këtë hajnin sot për këto arsye e kanë votu Albinin. Jo për hajni, por fitoren kundër krahut të luftës e kanë pa si mundësi të rikthimit të ditëve të tyre të arta në kohën e pushteteve sllave. 
UÇK disa tipave si ky ua ka prish jetën e mëparshme se ua ka hoq Jugosllavinë e Serbinë prej këtu. Ua ka prish jetën atyre hajnave të moçëm që kanë shku me vjedh në Špani e janë kthy në Prishtinë si hero duke lujt pastaj zhol nëpër kafe çajtoret e Prishtinës bashkë me milic serb.

Nuk është çudi që sot tipa si ky i turren UÇK-së në shesh sepse me Binin në pushtet ky llogarit në mbrojtje nga pushteti njësoj sikur ata hajnat e moçëm që kanë llogarit në mbrojtjen  e pushteteve sllave. Gjuhën e atyre hajnave të moçëm ie ka prodhu Jugoslavia e gjuhën e këtij  sot e ka maru Albin Kurti. Të dy palët e urrejnë UÇK-në  për arsye të njëjta. Duan të kthehen te gjeneza e tyre.

Ama kot e kanë.....se Bini e Binat shkojnë e vijnë e UÇK-në kësajde kanë me i pas përgjithmonë.
Për gjeneratat e reja:

„ ŠPANI i thojshin SPANJËS ata hajnat e moçëm të Jugoslavisë e Serbisë“

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco