Sociopatia e dhuna ndaj të dobëtit!

Sociopatia e dhuna ndaj të dobëtit!

Nga Shqiptar Demaci - 04/12/2022

Në shoqëritë patriarkale e me të ardhura të ulta a nënmesatare, rreziku për dhunë fizike në familje vjen kryesisht nga personi i papunë a pa të ardhura të qëndrueshme! Ai njeri, vetë, bjen viktimë e brishtësisë sociale, që vjen zakonisht nga ajo politike të një vendi!
Personi  i cili nuk ka të ardhura materiale a mbështetje sociale të mjaftueshme, bjen në depresion, “e humb udhën në oborr”! Ai i cili nuk mund t’i plotësojë kërkesat për mbijetesë për të e familjen e tij , bëhet agresiv, pin me tepricë duhan e alkool apo edhe luan bixhoz, dhe ngadalë sos në sociopati e tjetërsohet! Pastaj jorrallë energjinë negative e zbraz mbi familjen, (gruan e fëmijët e tij), pra ata më të pambrojturit, ata të cilët  duhej t’i mbronte vetë! Njeriu që nuk i prek lekët në xhep, është i rrezikshëm ndaj vetes (vetëlëndimet, idetë vetëvrasëse) e ndaj rrethit! 
Ka mjaft edhe vetëvrasje të meshkujve familjarë nga pasojat e varfërisë!
Psikopatia(sëmundja psikike) është problem shëndetësor, por favorizohet e këqësohet ndjeshëm nga problemet sociale!
Varfëria hap dyer të rënda hekuri!.. dhe vetë është dhunë e vazhdueshme ekonomike që pjell shumë të këqia në çdo shoqëri!…
Sociopatia e varfëria, rrinë bashkë, aty diku në margjina të shoqërisë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco