Ditët e punës dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të vendit

Ditët e punës dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të vendit

Nga Ramiz Kelmendi - 30/11/2022

- Në Kosovë punohet çdo ditë e javës, nga e Hëna deri të Dielën dhe kjo po shërben me sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti për mërgimtarët, njejtë edhe për festa Kombëtare  Fetare.

- Ndërsa tani, Vendimet Komunale që e Diela të bëhet ditë pushimi me detyrim, duke pasur qëllimin fisnik për të siguruar për punonjësit së paku një ditë pushimi javor, për tu siguruar pronarëve dhe familjarëve pushim, meqë një pjesë e madhe e kalojnë kohën në dyqane duke punuar edhe vet pronarët me mbi 12 orë, jo pse nuk kanë interesim të pushimit të  dielave, por pushimin nuk mund ta aplikojnë sepse konsumatorët pastaj ndërrojnë vendin e blerjes duke ndryshuar më pas edhe blerjet tjera, mesiguri se sjellë pasoja.

- Cilat janë pasojat e mbylljes së tërësishme, e në veçanti për ekonomitë  tregtare me strukturë organizative ligjore? Matematika tregon se 1 ditë e javës është 16 % e kohes së punës, që e perkthyer në numra do të thotë, nëse një objekt-market ka 100 të punësuarë, atëherë krijohet tepricë teknologjike për 16 të punësuar. Kjo bënë që të krijohet një realitet obligativ i cili i detyron punëdhënësit të ndërmarrin hapa jo të  duhur në këtë kohë krize globale.

-Çka paraqet për qytetarët? Ata që e kanë të dielën pushim të vetëm,  detyrohen të shkojnë në Qendrat tjere të qyteteve ku punohet TË DIELËN  dhe konsumi kalon tek bizneset e qyteteve tjera (po të varej komuna nga taksat shitëse, kjo do kishte ndikim në vlerën buxhetore 20%), pra për 20% do të dëmtohet qarkullimi i çdo biznesi dhe profiti që do mbulojë  shpenzimet e ndryshme, siç janë qëraja, do të ketë kosto për 20% të saj.

-Prandaj, këto vendime që janë marrë në komunat tjera, sot nuk janë më. Sygjerojë që të gjitha ato biznese të përmbahen ndaj legjislacionit në  fuqi , duke prezentuar strukturen dhe orarin ligjor i cili garanton numër  adekuat të të punësuarve për të punuar 7 ditë në javë.

-Vërehet një nevojë e kufizimit të orarit nga ora 07:00 apo 08:00 e mëngjesit dhe deri në ora 22:00 të mbrëmjes, për një arsye të vetme - në  disa komuna nuk ka transport urban dhe ndërurban për të transportuar punonjësit në venbanimet e veta. Andaj, deri sa ishte zgjedhur kjo çështje transporti, orarii të kufizohet nga ora 07:00 deri në ora 22:00.

-Këto konstatime, thirrje dhe sygjerime të mia, bazohen në përvojën e shteteve te ndryshme dhe eksperiencën personale në politikë dhe ekonomi (ligjet tona për të punësuarit janë më se të avansuara në  raport me rajonin duke e mbrojtur punëtorin, (jo të punësuarin, sepse i punësuari mund të jetë edhe papunëtorë).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco