Feudi i veriut dhe tre feudet e jugut

Feudi i veriut dhe tre feudet e jugut

Nga Dren Dushi - 10/11/2022
  • Nga Dren Dushi

1. Veriu i Kosovës si feud bandash ruso-serbe

Kur kripto valutat ishin akoma të pa njohura për shumë kë, në qarqet e atyre që diskutonin për të ardhmen e tyre, flitej edhe për një çështje që paraqitej si sfidë për përfitimet e mëdha. Pa  dyshim, sfida e parë teknike ishte blerja e paisjeve në vlera dhjetëra mijërash (për ata që donin fitime të konsiderueshme), por këto paisje do kërkonin atë që nuk prodhohej në veri, pra do kërkonin atë që prodhonin puntorët e sektorit energjetik të Kosovës, nga ata në mihje, nën rrahjen e tymit CO2 të shumë tymtarëve të Obiliqit, deri te ata që nënshkruanin marrëveshje për shitje të aseteve energjetike, burimeve të hidrocentraleve, në varësi të interesave të feudeve të tyre. Doli që feudi i Dukagjinit, me relievin gjeografik, të përfitonte bukur mirë.

Por në feudin e Veriut, nuk bëhej hataja vetëm me kripot, të cilat energjinë elektrike e kishin gratis, pasurim i mirë, për më tepër që këtij pasurimi i shtohen edhe klandestini që feudi i veriut bën me feudet në jug dhe shtetin Serb, për më tepër akoma, që përveç klandestinit, feudi në veri përfiton nga pagat që merr nga buxheti i shtetit të cilin nuk e pranon, Kosovës, dhe shtetitn që e pranon, Serbisë.

Feud me fat (për banditët), krerë lokalë mafiozë të lidhur edhe me grupin e Wagnerit (që shkojnë ku ka para), shërbimin sekret serb, rus, dy palë paga, dhe një hapsirë kriminale të pa cenueshme për klandestin, narkotikë, alkohol, naftë, armë. Një status-quo e pranueshme për grupet kriminale, dhe një status-quo e pranueshme edhe për grupet e feueve të jugut, që bazuar në këto rrethana do ta quanin një “kohezion-social”, ky i fundit, i pranuar edhe nga diplomacia e byrokracia e Brukselit, me mendjen se nga kjo mund të dalë “pajtimi”.

Veriu si feud, për shpërlarje parash, si plumb rezervë për të vrarë ndonjë marrëveshtje politike që dikujt të mos i konvenoj, duket si kishte pasur dy ide diplomatike; shkëmbimin e territoreve, apo vazhdimin e projektit të Asociacionit (autonomisë) së Komunave serbe, me mundësi shumë solide që të shpallin edhe secesionin në të ardhmen. Thaçi e Mustafa ishin dakord, si të deleguar të feudeve të jugut.

Madje, se sa të fuqishme janë mundësitë e Asociacionit të Komunave serbe, që të shpallin secesionin në të ardhmen, tregon pikërisht ngjarja e këtyre ditëve të fundit, ngjarje që mund të përshkruhet pak a shumë kështu:

Në feudin e veriut, ka pritesë të madhe të ndërkombëtarëve për të intervenuar qoftë kur serbë miq të Wagnerit dehen e shtien me snajperë apo armë në ndonjë polic të Kosovës, “nuk kemi jetë të çojmë për veriun e Kosovës” –flet diplomacia ndërkombëtare, teksa “nuk keni përse të armatoseni që të rrezikoni as jetërat tuaja, për të shtrirë sundimin e ligjit në veri”- shton diplomacia e cila, feudin e veriut e sheh si një dhuratë të çmueshme për të pajtuar Beogradin pro-Putin, që të bëhet më pak pro-Putin.

Për të funksionuar kjo skemë, nga feudi i veriut, dhe gjendja që Hobs do ta quante “natyrore”, pra pa shtet, pa ligj, pa përgjegjësi, duhej ndërtuar një përfitim edhe për feudet e jugut, ato tri feudet të përshfaqura shumë vite më parë nga rrjedhat e Wikileaks, ku shërbimet e informacionit të KFOR-it do rendisnin tre feudet (që në raport quheshin grupe kriminale të organizuara), atë të Dukagjinit, Drenicës dhe Llapit.

2. Interesat e feudeve të jugut

Pa vizion politik e social, në të vërtetë, me vetëm një vizion, atë të krijimit të pashallëqeve të vogla, për ç’farë ishin mendësuar kryesisht liderët politik të gjeneratës që ka dominuar politikën e Kosovës që pas 99-tës, bota kuptoj një gjendje të mjerë socio/politike në Kosovë, dhe thënia “sipas derrit edhe thika” u vë në funksion.

Se ç’farë deshti kjo “elitë” bandite politike, me mendësi otomane të kombinuar me autoritarizmin komunist e çifligar, në termat e sotëm ishin; blerje tokash 3-5 euro si plaçkë lufte që zakonisht bëjnë vetëm mercenarët, zaptimin e lumenjëve për të ndërtuar hidrocentrale, blerjen e tokava ku do kalonin autostradat, kapjen e gjyqësisë dhe çdo mekanizmi të drejtësisë në mënyqë që procesi të mos ketë asnjë cenim. Tërë këtë proces të “shtet-ndërtimit” barbar, EULEX-i si përfaqësues i “ndërtimit të sundimit të ligjit” në Kosovë, e që në esencë është ndërtues i kaosit me qëllim shantazhin diplomatik, e deri te investimet para-shpërlarëse që kryesisht shkuan në villa në Brezovicë, pa dyshim që kanë qenë “strategjia pajtuese për Serbinë”, ku Procesi i Berlinit vetëm sa ka kamoflluar dështimet.

Tre grupet apo feudet e jugut, “qëndisën” Kosovën ashtu që, ata të pasuroheshin deri në një shkallë që askush nuk mund t’i cënonte më, dhe mes të tre feudeve u bë një marrëveshtje për dominim politik në Kosovë që pak a shumë shprehet në këtë formë: Nëse feudi X dominon qeverinë, duhet ta ndajë një pjesë me një feud tjetër, dhe feudi i lënë në “opozitë” duhet të ketë më shumë pushtet në nivel lokal, apo në Presidencë, në varësi të marrëveshtjeve dhe rezultateve zgjedhore të karakterizuara nga klientelizmi i feudeve.

Por tërë kjo nuk mund të funksiononte pa Beogradin, dhe përfaqësuesit e tyre në katërshen e feudeve të Kosovës, pra Listën Serbe (feudin e veriut), të cilën feudet e jugut e merrnin si aleat strategjik për dominim në Kosovë. Shkoi puna deri aty që, biznesi i madh i naftës, mallërave në përgjithësi, të dominohej nga financuesit kryesorë të katër feudeve, dhe të lidheshin bukur shumë mes vete. Por kishte një problem? Si do bëhej bashkimi i, ta zëmë nacionalistëve të Vuçiqit me nacionalistët e feudeve në jug? A mund të zgjidhej kjo përmes pasurimit të pa ligjshëm të dy palëve? Del që jo, meqë, një vend i dominuar nga bandat, nuk mund të bëhet shtet e aq më pak shtet që aspiron integrimin në Evropë, ndonëse Evropa merr bukur fuqishëm pjesë në tërë këtë qëndisje barbare politike në Kosovë, tash e shumë vite, me përjshatim mbase të disa periudhave.

3. Serbia ka ushtri dhe është akter i pa-barabartë në negociata me Kosovën

Se Kosova nuk bën të ketë ushtri, meqë do bëhej problematike në negociatat me Serbinë, është një nga strategjitë për pajtimin e Serbisë, meqë kjo e fundit e do Rusinë. Serbia jo vetëm që e do Rusinë, në të vërtetë, Serbia ka një shtet autoritar, i cili për tu mirëmbajtur do ushqej popullin serb me ndjenja nacionaliste të një “globalizmi sllav” që nisë në Moskë. Një botë me një rend të ri, ku Rusia, Kina, India, Brazili, e përse jo edhe të vegjlit si Serbia, Bellorusia e ndonjë Kazakistan, të merrnin pjesë fuqishëm në ndërtimin e këtij rendi të dominuar nga madhështia sllave. Fuqizimi i këtij rendi, nga idetë nacionaliste serbe përkthehet si një Serbi e cila do marrë në influencë sërisht Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi, e përse jo më vonë edhe Maqedoninë, dhe kjo nuk i pëlqen perëndimit, andaj do të përshpejtoj Procesin e Berlinit, dhe do e modifikoj madje, në atë formë që ta pajtoj Serbinë e ta shkëpus sado pak nga Rusia.

Vuçiqi është në dy kampet, në Bruksel dhe në Moskë, e përse të mos përdoret nga të dyja palët, si një Tito i ri, si një urë lidhëse për të rregulluar problemet mes lindjes dhe perëndimit, nëse jo për të rregulluar, të paktën si një model i suksesshëm që do të thotë: Një Kosvoë me një Asociacion me kompetenca ekzekutive, ku de-fakto do jetë një Kosovë me Serbi brenda, me Beogradin brenda. Një Kosovë, që ndonëse do ketë këtë Asociacion, do ketë edhe veton e Beogradit në Parlamentin e Kosovës, do ketë Ministritë, të ardhme të mirë neo-izbeglice, përse jo, që të ketë edhe më shumë deputetë, e përse jo edhe më shumë pushtet në qeverisje lokale. Tërë kjo e mundshme, meqë Kosova mund të zbrazet nga “pa aftësia shqiptare për shtet-ndërtim”, dhe të kthehet “aftësia serbe, e metohisë”.

Dhe po imagjinoj, teksa këto do t’ia kumtoja Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, sigurisht do të thonin më mirë që jemi të vdekur, meqë dinjiteti nacional i Kosovës, u shit për villa në Brezovicë, për krijimin e feudeve të bandave politike, në sytë e gjithë Evropës.

Dilema

Në kohën kur Kosova po cënohet, dhe ata që menduan se zhvillimet në Ukrainë janë interes I yni, duhet të mendonjë më shumë. Ukraina është problematikë, por nuk është në interesin e Kosovës, siç edhe shihet nga zhvillimet. Bota nuk e do një kaos në Ballkanin Perëndimor të nisur nga aleati i Putinit, Beogradi, andaj do të përshpejtoj një marrëveshtje, e cila nuk do pyes për interesat e të vegjëlve më shumë se për interesat e të mëdhenjëve. Kosova është e vetme, aq më shumë që tashmë publikisht nuk gëzon mbështjetjen e Tiranës zyrtare e cila i gjason një zyre të UNMIK-ut me të deleguarin Edi Ramën. Në raste cënimesh stabiliteti, të vegjlit paguajnë përherë koston, sidomos të vegjlit me karakteristikat tona, ku mediat televizive përfaqësojnë përgjithësisht interesat e parave të 4 feudeve, dhe të të huajve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco