Serbia përpara një falimentimi financiar!

Serbia përpara një falimentimi financiar!

Nga Emanuel Bajra - 14/09/2022

👉Serbia është fut në një qark krize financiare me pasoja të paparashikueshme për ekonominë e saj.
👉Fuqizimi i dollarit, inflacioni dhe rritja e normës së interesit nga FED dhe bankat tjera qëndrore, ia kanë rritur Yield-in Serbisë nga 1.4% në 6.3%
👉Kjo do të thotë që për çdo dollarë të investuar në Serbi, kjo e fundit duhet ti kthejë interes 6.3%- që për Serbinë është e pa përballueshme sepse ekonomia e saj nuk është e tëra e hapur për shkak të mos-zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët.
👉Abu Dhabi i ka ofruar Serbisë një kredi prej $1 miljardë me kthim deri në 3% për ta ndihmu Serbinë ti kthejë borxhet tregjeve financiare perëndimore.
👉Serbia edhe zyrtarisht i ka kërku ndihmë FMN-së (Jo Putinit ose Kremlinit) dhe këtë e ka konfirmu vet FMN. 
👉Tregjet e kapitalit dhe të borxheve nuk po i japin Serbisë borxh sepse e konsiderojnë vendin si mike e Rusisë dhe vend me rrezikshmëri kthimi të kredive më të madhin në Evropë.
👉Emiratet e Bashkuara Arabe po dëshirojnë ta ndihmojnë Serbinë me kredi sepse UAE ka një portfolio investuese në Serbi prej $3.5 miliardë. Kryesisht investimet Arabe janë në: Kompanitë ajrore, projektin e shfrytëzimit të Lumit Danub si edhe asete jo-likuide ne ndërmarrjet shtetërore.
👉Serbia ka inflacion prej 13.2% dhe lufta e Putinit në Ukrainë ja ka dëmtu këtij pseudo-shteti infrastrukturën ekonomike dhe reputacionin diplomatik duke ia dēmtuar portfolion investuese në tregje.
👉FMN ka gjasa ta ndihmojë këtë vend, por kjo ndihmë do të jetë shumë e vështirë e përballueshme për Serbinë sepse FMN do të kërkojë: Rinegociim të rrogave në sektorin publik, reduktime të investimeve në infrastrukturë, ushtri, polici, si edhe instrumente tjera kushtëzimi që do ta ja shkaktojē Serbisë një destabilitet socio-ekonomik me pasoja politike për Vuçiq.
*Si arrihet ndryshimi i një pushteti autoritar!? Ço punën aq ekstrem me rritje inflacioni dhe normë të interesit deri sa t’ja qet ‘arpallykin’ një ekonomie deri në atë pikë sa që vet lideri autoritar të kërkojë ndihmë tek FMN-ja.
**Këtu është shansa e Kosovës të godasë përfundi brezi. 💪
***Sa më e dobët, e lig, fragjile ekonomia e Serbisë aq më të fuqishëm ne! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco