Fjala e fundit që duhet ta thotë kryeministri – është fjala luftë

Fjala e fundit që duhet ta thotë kryeministri – është fjala luftë

Nga Kimete Berisha - 08/08/2022

Lufta është fjala e fundit!

1. Fjala e fundit që duhet ta thotë kryeministri – është fjala luftë.

2. Në çastin që kryeministri thotë se së shpejti do të bëhet luftë me Serbinë – aty përfundojnë fjalët.

3. Pasi të konstatohet nga medicina se kryeministri është mirë prej mendve, dhe të vërtetohet nga AKI se kryeministri nuk është veteran i ndonjë shteti armik, këtu përfundon gjithçka dhe nis lufta…

4. Kur flitet për luftë – çdo gjë tjetër merr fund, shpallet mobilizimi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe:
ose Ti e fillon luftën çlirimtare ose pret të vijë të të sulmojë dikush.

5. Aleksandër Vuçiq e ka hetuar se Albin Kurti është kokënxehtë, temperament, prandaj vazhdimisht e irriton.

6. Aleksandër Vuçiqi bën sikur është i dobët, dhe kështu e nxit arrogancën e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit.
(Nevoja patologjike e Kurtit dhe Osmanit për një luftë me Rusinë duhet të studiohet).

7. Albin Kurti e di se Kosova nuk ka ushtri, se siguria në Kosovë varet nga KFOR-i, dhe bën sikur është i fortë, anipse bota e di se ka folur publikisht kundër luftës së UÇK-së.

8. Aleksandër Vuçiq, ish ministër i propagandës së Millosheviqit, flet për paqe derisa “planifikon” luftë, kurse veterani i rremë Albin Kurti flet për luftë, derisa “planifikon” paqe me Serbinë.

9. Aleksandër Vuçiq aktron dhe shtiret sikur i vjen shumë zor takimi me Albin Kurtin në Bruksel, thotë se s’ka fjetur gjithë natën nga presioni amerikan dhe nga meraku për të gjetur marrëveshje me Kosovën,
kurse Albin Kurti sot shkon me vullnet në takime me Aleksandër Vuçiqin, kurse dje e ka përgjakur Kosovën kundër negociatave me Serbinë.

10. Aleksandër Vuçiqi kurrë s’ka pasur para vetes kundërshtar më të dobët shqiptar.
E quan edhe Hegel, dhe Albin Kurtit i duket “mirë”, anipse Hegeli ka menduar se “Lufta është progres – paqa është stagnim”.

11. Në vitin 2016 kur ka treguar se ka luajtur shah në burgun e Serbisë, i pyetur se a do të luante shah me Aleksandër Vuçiqin, Albin Kurti ka thënë “Jo, madje as jashtë detyrës”.
Lojë shahu nuk do të pranonte të luante me armikun, por lojëra të vërteta, ku Aleksandër Vuçiq pyetet për Kosovën – ato i pranon si popi.

12. Albin Kurti nuk do të duhej ta çelte temën e luftës pa filluar lufta.
Por e çel temën e luftës sepse është i paditur, i parashikueshëm dhe Albin Kurtin kurrë nuk e gjen aty ku nuk e pret.

13. Albin Kurti e parashikon luftën që do të “ndodh”, dhe kështu e paralajmëron Serbinë që të përgatitet.
Ndërsa, “Arti i luftës” na mëson se fiton vetëm ai që e zë armikun të papërgatitur.

P.S. “Të gjitha luftërat janë të bazuara në mashtrim.
Prandaj, kur jemi në gjendje të sulmojmë, duhet të dukemi të paaftë;
kur përdorim forcat tona, ne duhet të dukemi joaktivë;
kur jemi afër, duhet ta bëjmë armikun të besojë se jemi larg;
kur jemi larg, ne duhet ta bëjmë armikun të besojë se jemi afër.” (Sun Tzu”

Albin Kurti i ka mashtruar shqiptarët, kurse serbët e kanë mashtruar Albin Kurtin.
Sepse, serbëve ua ka thënë të vërtetën

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco