E diela profesionale – “Ndërtimet pa leje në parqet kombëtare”

E diela profesionale – “Ndërtimet pa leje në parqet kombëtare”

Nga Faton Bajselmani - 22/05/2022
Shkruan: Faton Bajselmani
Nje prej shqetesimeve te vazhdueshme te pas luftes ne vendin tone ka qene dhe akoma po vazhdon tani me nje intensitet me te larte eshte trendi i ndertimeve pa leje, apo ndertimeve te “egra” ne parqet kombetare si Parku Kombetar Sharri, Bjeshket e Nemuna etj. Parqet kombetare jane kompetence e drejteperdrejte e Minsitrise se Mjedisit apo Planifikimit Hapsinor, shtuar tani edhe Infrastrukturen.
Problemi:
E drejta e shfrytezimit te tokes publike apo shteterore me kritere te paracaktuara ka ekzistuar gjithmone, e ndere keto toka ka qene dhe eshte prona e parqeve kombetare te Kosoves. Objektet e ndertuara ne keto parcela apo prona kan qene te perkohshme me materiale kryesisht guri apo druri. Me evolimin e materialeve ndertimore tani keto objekte te njohura si stane, vikendica, bujtina etj, po ndertohen objekte me cilesi te larte, me te qendrueshme me materiale cilesore si: me beton, gure, rrasa, dru dekorativ, kulme moderne etj. Por kjo dukuri nuk duhet te shkakton ndonje problem me te madh se sa dukuria e ndertimit pa leje, pa percaktim hapsinor dhe pa legalizim shteteror. Sot jane ndertuar me mijera keso objekte pa leje ane e mbane pronave te parqeve kombetare. Prej problemeve kryesore qe po ndikon ne vazhdimin e ndertimit te ketyre objekteve pa leje eshte rritja e kerkeses dhe nevojes per turizim malor, rekreacion, ndertimi i infrastruktures rrugore, shtrimi i rrugeve me zhavor, asfalt, dergimi i energjis elektrike, internetit etj ne keto zona nga ana e organeve shteterore dhe private si te nivelit komunal si dhe nga ato te nivelit shteteror. Thjeshte shteti po perdore standarde te dyfishta, pra po nderton rruge dhe infrastruktur per qasje me te lehte ne ato zona, kurse ne anen tjeter nuk po leshon, plan rregullativ, leje dhe legalizim. Ne disa raste te rralla ne ndonje zone te caktuar si p.sh ne lokacionin Prevalle, shumica e objekteve jane ndertuar me plan dhe rregulle te caktuar, kurse shumica e objekteve tjera me kuote me te larte mbidetare mbi 1500 metra, nuk ka ndonje rregull apo kriter te caktuar. Nga nevojat turistike, rekreacionit, shendetsore etj njerzit kan filluar te ndertojne objekte banimi me materiale te qendrueshme por pa leje ne keto zona duke e pare qe shteti nuk ofron dhe nuk ka akoma ndonje strategji kombetare per zgjidhjen e ketij problemi, andaj organet shteterore tani aktualisht marrin vetem informata dhe lajmrojne raste ne prokurori dhe gjyqesi. Por problemi si i tille nuk zgjidhet, dhe vetem po zgjerohet dhe nuk mund te ndalohet pa nje definim te qarte te bazes ligjore. Thjesht privati me i forte se shteti!
Zgjidhja:
Organet shteterore duhet ta kuptojne sa me pare rendesine e zhvillimit turistik te vendit, te ndertojne bazen ligjore bashkekohore, jo bazen ligjore aktuale (nderto me gur e qerpiq e selanit) sepse materialet ndertimore kane evoluar, por kriteret mund te jene qe baza te jete beton kurse bujtina apo stani me dru modern e dekorativ (kritere qe percaktohen nga ekspertet e fushes), pastaj hartimi i hartave zonale me kritere hapsinore, incizimi gjeodezik i gjendjes aktuale faktike te terrenit dhe krijimi i databazes se veqant shtetrore te ndertimeve te gjertanishme dhe mundesia e legalizimit te tyre me kritere te paracaktuara, definimi i qarte i te drejtes se shfrytezimit te tokes dhe kritereve te ndertimit, qofte ne ndarjen e drejte te parcelave me siperfaqe te caktuar, qofte ne pronen private qe gjendet brenda ketyre parqeve. Sot teknologjia bashkekohore permes imazheve satelitore, droneve etj e mundeson qasjen me te lehte ne informata dhe imazhe ne keto zona malore me kofiguracion te terrenit shkembor e te thepisur. Nderprejra e trendit te ndertimeve ilegale mundesohet me definim te kritereve te qarta, ose legalizon per ato objekte aktuale ose e jep lejen e ndertimi me parakushtet e caktuara, ose nuk nderton infrastruktur rrugore zhavor e asfalte per casje ne keto zona. Perndryshe vazhdohet me trendin e njejt, tallava: ju shtroni rruge krijoni casje ne ato vende, ne ndertojme pa leje, ju na dergoni ne gjykate e prokurori, ne i korruptojm ato, ne votojme deputet jo profesional (Labinot Tahiri, Sabri Fejzullahu, Adriana Matoshi, Duda Balje etj) ata nxjerrin pastaj ligje “adekuate” e jeta vazhdon tutje….
P.S Qendrimet e mija profesionale-shkencore nuk jane te drejtuara kunder askujt, por jane reflektim i pervojes profesionale te arritur deri me tani, si dhe komentimet, bashkebisedimet dhe kundershtimet jane te lejuara brenda suazave dhe normave te etikes profesionale.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco