Thaçi ka perënduar, është djegë bishti i tij por jo

Thaçi ka perënduar, është djegë bishti i tij por jo "dynjaja"

Nga Haki Abazi - 25/06/2019

Ky është momenti kur gjithçka duhet shkruar dhe duhet të ketë garancion ndërkombëtar. Arsyeja pse po kërkohen kompromise të reja është se ato që janë bërë deri tani kanë kaluar ashtu pa u shënuar si duhet dhe nuk përmenden. Kompromisi i vetëm që mund të bëhet është të vendoset drejtësia edhe në Kosovë edhe në Serbi. Andaj Serbia duhet të bëjë hapat e parë për të ecur tutje:

1. Kërkim falje për gjenocidin ne tentative dhe pastrimin etnik te Kosovës nga shqiptaret

2. Përkushtim ligjor për kompensimin e dëmeve qe nga 1989 deri me 1999.

3. Te gjitha arkivat për luftën ne Kosovë te dorëzohen.

4. Te kthehen trupat e viktimave qe gjenden ne Serbi dhe artefaktet dhe te gjitha hartat kadastrale qe janë marre.

5. Mospengimin e menjehereshëm te anëtarësimit te Kosovës ENSOs.

7. Tërheqjen e trupave paramilitare nga veriu dhe enklavat dhe dorëzimin e kriminelëve te luftës.

8. Hapjen e hapesires ajrore per perdorimt e fluturimeve komerciale per Kosove.

9. Marrëveshje per sukcesionin dhe pasurinë e Kosovës nga ish-federata Jugosllave.

10. Lejimin e shqyrtimit te tapive te muhaxhereve dhe pasurise se tyre ne rrthinat e Nishit dhe Sanxhakut sipas rregullave te BE-s.

11. Njohjen e Pavarësisë se Kosovës pa kushte.

Thaçi eshte i perenduar dhe i eshte kallur bishti, kjo eshte aresyja pse po mendon qe eshte kalle "dynjaja". Pavaresia e Kosoves, Lufta e UCK, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit nuk jane ne asnje forme pozitive te nderlidhura me diktaturen kapilare te sistemit te ndertuar nga Thaci dhe klani i tij PRONTO. Perkundrazi asnje nga keto 11 kushte nuk mund t epermbushen derisa Thaci dhe sistemi i tij diktatorial, korruptiv e korruptues te jete ne pushtet. Ai po kercnohet me jostabilitet por mendoj qe ai jostabilitet eshte vetem ne koken e tij dhe ne kujtesne e veprimeve te 2004 kur me dhune deshi te imponohjen ne qeverisje, tani si po duket me dhune do te katapultoje veten nga qeverisja dhe do t'i merr me vete satelitet e tij PDK- AAK, NISMA, PSD, ALTERNATIVA dhe AKR. Ka ardhur koha me u pastru pergjithemone skena politike nga mbeturinat dhe amebat politike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco