Mendësi komuniste e mbushur me elemente populiste

Mendësi komuniste e mbushur me elemente populiste

Nga Gani Bajraktari - 22/01/2022

Deputete,
Miku im i shtrenjtë, Akademik - Prof.dr. Davor Milicic, kur unë isha mysafir i tij i ftuar në Zagreb para 4-5 vitesh, ishte Anëtar i Akademisë së Shkencave të Kroacisë, Profesor në Fakultetin e Mjekësisë, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë (Univeristeti i Zagrebit), shef i Njësisë Koronare në Klinikën për Sëmundje të Zemrës, mjek kardiolog në Rebro, konsultant i një Klinike Private, dhe konsultant në disa kompani farmaceutike!
Të gjitha këto në të njëjtën kohë! Të gjitha këto me pagesë! Të gjitha të garantuara me ligjet në fuqi, të një vendi, anëtar i Bashkimit Europian!
Të gjitha këto institucione e kishin dhe e kanë për nderë të kanë emrin e Milicic, këtij emri të madh të shkencës dhe mjekësisë!
Deputete,
Një Profesor Universitar (i Mjekësisë) është jo-normale të mos punoj në Klinikë Universitare dhe të mos jetë edhe udheheqës në atë Klinikë (veq nëse dëshironi të bëni ndonjë eksperiment të radhës)! Në krejt botën është kështu deputete!
Edhe në Kosovë këtë e lejon Kushtetuta e Kosovës, dhe është mirë që e lejon!
Deputete,
A mund ta imagjinoni Klinikën UNIVERSITARE pa Profesora!? Në këtë rast ajo më nuk është universitare!
Shmangni aplikimin e opiumit për popull, se me ata 20-30 veta që do t’u ndaloni atë pagën 305 euro të mjekut specialist (sepse aq marrin Profesorët që punojnë në QKUK) ju nuk rregulloni asgjë! Ju vetëm shkatërroni edhe më tej QKUK-në!
Duhet t’u jepni mirënjohje atyre profesionistëve shëndetësor që durojnë të vijnë në punë çdo ditë (qoftë edhe jo nga 8 orë secilën ditë për shkaqet që ju përmendni) për ato 305 euro që marrin, e të cilat i kanë hak nëse edhe veç një operacion në muaj kryejnë (sepse e marrin trefishin për një operacion në sektorin privat)! Në vend se çdo ditë t’i ndiqni, kërcënoni e shantazhoni!
E ke thënë mirë: #BollMa ! BollMa: mos i kërcënoni mjekët, por merruni me kushtet e tyre të punës, me pagat e tyre aq jo-dinjitoze!
Përndryshe deputete,
do të ikin edhe ata, siç kanë ikur plot në sektorin privat (e që punojnë të qetë, duke marrur deri në 100 fishin e atyre 305 eurove që po ua jepka shteti, e ata nuk po qëndrokan fiks 8 orë në punë, për shkak të angazhimeve tjera që ju paskeni gjetur!
Deputete,
Nëse një nga ata “supermenët” që ti paske zbuluar ka keqpërdorur vetëm edhe një cent në çfarëdo forme, e ke obligim moral që ta denoncosh në organet e rendit, ndërsa nëse ata kanë kryer detyrimet që u ka dhënë shteti, pa keqpërdorur detyrën zyrtare, e ke obligim moral t’u kërkosh falje!
#JoPopulizëm #PoMeritokraci #JoDemagogj #PoZbatimTëKushtetutës
P.S. Personalisht nuk jam as drejtor, as shef reparti, as anëtar i asnjë bordi, as anëtar i asnjë komisioni (mos ma merrni personale, është thjesht reagim qytetar)!
Prof.dr. Gani Bajraktari
Profesor në Fakultetin e Mjekësisë
Mjek kardilolog në QKUK
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco