Tridhjetë vjet izolim

Tridhjetë vjet izolim

- 12/01/2022

Në fillim të vitit 1992, Bashkimi Evropian vuri regjimin e vizave për ish-Jugosllavinë e Milosheviqit, mbas rënies së Jugosllavisë socialiste në qershor të vitit 1991. Prej atëherë shqiptarët e Kosovës vuajnë regjimin e vizave.
Edhe pesimistët më të mëdhenjë nuk kanë mundur të besojnë, se do të kalojnë tre dekada dhe shqiptarët do të mbeten të izoluar. Më keq se kjo, për aq kohë sa shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën, veçse rritet mosbesimi për liberalizimin e tyre në Bruksel. Fajet për këtë i bartë edhe klasa politike në Kosovë. Jo rrallë në dekadën e fundit, hapën edhe shishe të shampanjës, për të kumtuar lajmin e rremë se procesi i liberalizimit të vizave është çështje e kryer!
Vitin 1992 e kujtoj me trishtim të madh. Gjatë dimrit të egër të këtij viti, nga ndjekja e policisë serbe, por edhe për shkak të çështjeve të rënduara ekonomike, ia mësyen kufijve qindra shqiptarë. Nuk do ta harrojë kurrë qiftin nga Skënderaji, i cili derisa provoi t’i kapërcente alpet e Austrisë, mbet i ngrirë në borën e këtyre alpeve. Këtë lajm të dhembshëm e pata shkruar unë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco