Ec e mos u ndje i turpëruar pas gjithë këtij perversiteti politik!

Ec e mos u ndje i turpëruar pas gjithë këtij perversiteti politik!

Nga Kim Mehmeti - 12/11/2021

Që të mos del se i iki pyetjes së qindra miqve të kësaj faqeje se çdo të thosha nëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?

E para, më duket e pamundur diçka e tillë, ngaqë dua të besoj se drejtuesit e saj e dinë se një veprim i tillë do ishte i turpshëm dhe politikisht vetëvrasës për ta.

Por nëse megjithatë ndodh edhe ajo çudi, atëherë do e pranojë se as imagjinata ime e shkrimtarit nuk mund ta gëlltit tërë këtë perversitet të turpshëm të politikanëve të këtushëm shqiptarë, të cilët sot bashkohen për ta rrëzuar qeverinë, e nesër bëhen pjesë e saj.

Në të vërtet, edhe aq sa ndodhi gjerë më tani me deputet që para dite ishin me opozitën që donte ta rrëzojë qeverinë, e pasdite me ‘zemrën në Bruksel’, tregon se me shumëçka, ne shqiptarët e Maqedonisë, lëmë përshtypje se bëjmë politikë të kohës së gurit dhe se, për pushtet, jemi të gatshëm ta vrasim edhe nënë që na ka lindur.

Dhe pas gjithë kësaj, pra pasi ke parë se në Maqedoni kush e përfaqëson shqiptarinë, si mund të mos ndjehesh keq dhe, si mund të mos ndjehesh i turpëruar!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco