Fasada intelektuale e bandave

Fasada intelektuale e bandave

Nga Nezir Kraki - 23/10/2021
Rasti me agjentët e AKI-se ne sherbim te bandave politike eshte nje prove më shumë se si ishte kapur shteti në çdo hallkë dhe në çdo sferë.
Megjithate, le ta rikujtojmë se makineria e kapjes dhe e krimit ekonomik nuk do funksiononte kurrë pa ndihmen e një shtrese te pretenduar intelektuale e cila me vite u sherbeu si fasadë publike bandave anonime te netokes. Gazetarë, profesorë, diplomatë, gjyqtarë, prokurorë, shkrimtarë e madje edhe artistë…zgjodhen për 20 vite rruget e shkurtra te pasurimit, faktorizimit apo intelektualizimit, në dëm dhe në dhunim flagrant të parimeve bazë te integritetit personal e profesional.
Falë kësaj fasade, bandat s’u penguan por u ndihmuan, s’u shperfaqen por u kamufluan deri diten kur ciklit te se keqes kolektive i erdhi ‘natyrshem’ fundi. Me fundin e ciklit nisi shembja e krejt asaj superstrukture banditeske. Prandaj tash dalin lajme senzacionale sepse shteti ka fillu te frymojë normalisht. Ndërkohë fasada « intelektuale » e bandave po kthehet ne rrenoje te turpshme e te zbehtë ne tentim per ta rishkruar historine.
A ju kujtohet kur flisja per intelektualin e dëmshëm si fenomen? Ata pra kane qenë fasada e bandave dhe fale bandave janë mediatizu, pasuru, kravatu e qytetru. A realisht kurrë kush s’i ka llogarit as respektu brenda rrjetit.
Nejse… AKI më duket se është i vetmi sherbim sekret pa asnjë sekret.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco