145 milionë euro për RTK nga viti 2010

145 milionë euro për RTK nga viti 2010

Nga Agron Demi - 22/10/2021

 

- 𝟏𝟐𝟐.𝟓 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ € nga taksat tona për RTK-në;

- 𝟐𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ € nga marketingu dhe të hyra tjera

__________________________________

- 𝟏𝟒𝟓 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ € për RTK nga viti 2010

Secila ekonomi familjare ose biznes vazhdon me i pagu mesatarisht 𝟓𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 në vit për RTK-në, ose përafërsisht 𝟔𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 për 12 vjet, ani pse nuk na figuron në asnjë faturë.

Kritikat e mia ndaj RTK-së asnjëherë nuk kanë qenë personale. Kam mund me heshtë edhe unë (si shumë të tjerë) ndaj degradimit të këtij mediumi publik dhe me vazhdu me pasë mbulueshmëri nga RTK. Por, e kam konsideru si institucion të rëndësishëm me leju me degradu në këtë nivel.

Për këtë degradim, RTK dënohet çdo vit me mijëra euro ose me vërejtje nga KPM për shkelje të Kodit të Etikës; kritikohet tani e një dekadë në raporte të Komisionit Evropian, ENEMO, IREX...Por, si duket RTK-së nuk ja ndinë fare se çka shkruhet në raporte që lexohen vetëm prej politikës. Ma shumë i djegin statusat në facebook, që lexohen prej atyre që i kanë pagu mbi 122 milionë euro. Për ata nuk kam me i ndalë postimet, edhe nëse secilin postim e dërgon në gjykatë

Tash është momenti ideal me kthy në rrugë të mbarë këtë institucion. Kuvendi i Kosovës është në procesi të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit. Për me ba RTK njëmend medium publik, duhet që:

[↘️] Të përzgjidhet një bord profesional e jo partiak.

[↘️] Të ftohet Zyra e Auditorit të Përgjithshëm që të bëj auditimin e rregullsisë.

[↘️] Të ftohet prokuroria të hetoj të gjitha keqpërdorimet financiare dhe avancimet e padrejta në këtë institucion.

[↘️] Të shkarkohet menaxhmenti dhe të njejtit të mbahen përgjegjës para ligjit.

[↘️] Të emërohet një drejtori i ri i pavarur nga politika, jo aso që shkon pas politikanëve me i promovu për aftësitë e tyre në skijim.

[↘️] Të aprovohet ligji i ri që e nxjerr RTK nga varësia financiare e buxhetit të shtetit dhe të financohet drejtpërdrejtë nga qytetarët. Opsione se si të bëhet kjo kemi ofru mjaft në GAP, qysh prej vitit 2011.

Kësisoj, RTK mundet me ju kthy kadal-dal publikut, ose po e MBYLLIM krejtë ma mirë

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco