Servantes i kohës  së sotme shkruan sërish

Servantes i kohës së sotme shkruan sërish

Nga Selatin Kaçaniku - 23/06/2021

Qeveria e Kosovës, si Sanço Pansa, lufton kundër mullinjëve të erës (Gjeneratorëve te Erës) në vend se t i shfrytëzojë për prodhimin e energjisë elektrike ?!

Qeveria e Shqipërisë ka hapur tenderë për 100 MWh Mullinjë të Erës (Gjeneratorë të Erës për prodhimin e energjisë së pastër elektrike).

A do të mund të ishte shans për bashkëpodhimin e energjisë elektrike me këto kapacitete, me këtë mënyrë dhe mundësi për prodhimin e energjisë elektrike ?

Nuk është është çështje as pyetje për Hamletin - por për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për premtimet, obligimet, mandatin...karshi qytetarit konsumator taksapagues. 

Ndaj qytetarit konsumator taksapagues paratë e të cilit (nga Buxheti të cilin ai e gjeneron), Qeveria i shfrytëzon për pagesat e energjisë elektrike të abuzuar edhe politikisht, për pagesat e ujit që poashtu ka humbje komerciale e rrjedhje teknike, për rimbursime te bizneseve jomjaftueshëm performuese nga aspekti fiskal, për shlyerjen e (autosigurim)obligimeve për diasporën e mërgatën, 
për finansimin e partive politike në konflik interesi, për...

Por, jo edhe për qytetarin konsumator një pjesë e të cilit tashmë ka falimemtuar ?! 

Qytetari konsumator taksapagues i falimentuar kërkoi mbështetje, përkrahje, ndihmë...lëmoshë nga Buxheti të cilin e gjeneron vet. Deri më sot nuk morëm, as përgjigje, nuk u denjuam, u  nënçmuam e ofenduam.

Hasta la vista Servantes, el conquistador !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco