Klithma lemerie të bandës së mbetur pa nder e pa pushtet kundër Donika Gërvallës

Klithma lemerie të bandës së mbetur pa nder e pa pushtet kundër Donika Gërvallës

Nga Ramazan Bekteshi - 12/05/2021


Sot, disa militantë partie krekosen me vlerat e UÇK-së por që në fakt qëndruan larg betejave te saj, disa mrizonin te Rogneri e disa të tjerë duke sajuar komunikata, si ajo e famshmja  komunikatë e 59-të, e kompozuar kundër luftëtarëve më aktiv të UÇK-së. 

Sot, disa nga keta miltantë partie i harruan komandantët dhe themeluesit e vërtetë të UÇK-së nga Zahir Pajaziti e deri te kryekomandanti  Adem Jashari por duke ia dhënë këtë epitet rrejshëm vetëvetes. 

Sot, janë do ‘trima’ që krenohen me trimërinë e heronjëve tanë dhe me bullizmin dhe intimidimin e vet ndaj  grave tona të guximshme, shumë më sypatrembura se kërcnuesit vetë.

Një bandë e vogël militantësh të PDK-së janë versulur egërsisht një gruaje  të guximshme e mendjendritur që çdo shtet demokratik do ta dëshironte ta kishte në radhët e veta, një figurë e pastër si loti, një trashëgimtare e një familje epike, vajza e një babai të madh, një vizionari sypatrembur që e nisi  levizjen e rrebelizmit ndaj pushtuesit, dhe u flijua për afirmimin e Kosovës. 

Sot, një bandë burrash paturp kërkojnë dorëheqjen  e një gruaje të guximshme, me edukatë shqiptarie e edukim prestigjioz, do ‘burra të fortë’ që dinë të shtyhen vetëm me gra, por që janë hyzmeqarë të denjë të bosave të tyre të shëndrruar në milionerë. ‘Burra’, që shtyhen me një grua edhepse ajo fitoi me një votë plebishitare. 

Ku ishit ju o ‘trima’ kur falej Çakorri, kur nënshkruhej Zajednica, ku ishit ju ‘trima’ që s’e ngritët zërin kur bosi juaj kërkonte këmbim tokash, kur e ftonte Vuciqin në Drenicë. Ju heshtët, derisa Drenicën dhe Kosovën e shpëtuan drenicakët me barrikada, që krimineli mos të hynte në tokën tonë që e kishte bërë shkrumb-e-hi, ju atëherë heshtët, ishit të gjallët e vdekur. 

Por sot keni kurajon te shtyheni me një grua të mençur edhe pranë asaj se ju në CV-në tuaj të trashë vetëm se keni radhit krime e afera të të gjitha llojeve.

Eshtë po ajo PDK-ja që Rugovën e shpalli tradhëtar derisa ai ishte peng në Beograd, po e njëjta e glorifikon veprën e Rugovës por vetëm te varri i tij, ajo që ‘të vret natën dhe të vajton ditën’. 

Mëllefi juaj i pasinqertë ndaj Donikës vetëm se e shton besimin ndaj saj dhe urrejtjen e masave ndaj jush. Ju zemëroheni edhe atëherë kur Donika e deklason okupatorin si asnjëherë më parë në OKB. 

Donika nuk e arriti famën si vajza e heroit të rënë për Kosovën, por me sakrificë sublime dhe djersën e vet me dekada kushtuar Kosovës. Karkterin e fortë dhe të konsoliduar të Donikës nuk mund t’a shtrembërojnë as 1001 çakejtë militantë të PDK-së që lehin pët të marr poena te bosat e tyre për më shumë pushtet duke harruar se pushteti fitohet me nder e dinjitet e jo me vazalitet e klithma. 

Opozitarizmi nuk bëhet në kohë pandemie vetëm me shpfje e intimidime, kur dy gratë tona më të guximshmet ankohen sepse qeveritë e kaluara kanë qenë tepër të korruptuara, kur ato tregojnë një realitet të hidhur, ju i akuzoni. Ju i akuzuat edhe atëherë kur gratë tona dhe KM Kurti kanë pasë paraqitje briliante në arenën ndërkombëtare si asnjëhrë më parë, por ju heshtët kur duhej të akuzohet Serbia.

Ju tregoheni ‘sokola’ ndaj grave shqiptare por lepuj ndaj Vuciqit. Ju nuk patët as guximin qytetar të paditni Vuciqin, bashkëpuntorin e krykriminelit Millosheviq por bashkëpunuat me aq pasion në dëm të Kosovës, ju nuk patet dijen dhe guximin të paditni Sërbinë për gjenocid dhe reparacion lufte as pas 20 vitesh. Me paditurinë tuaj ju e shendrruat Kosovën nga viktima në ‘agresor’, ju që votuat Specialen dhe frikësoni gratë që janë në rrugë të zotit e të kombit, e që parlamentin tentoni t’a  shëndrroni në një ‘teatër’ Orvellian.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco