Linçimi publik i mjekut, i dëmshëm për mjekësine kosovare

Linçimi publik i mjekut, i dëmshëm për mjekësine kosovare

Nga Gani Bajraktari - 16/04/2021
Askush nuk mund të arsyetojë sjelljen e pahijshme të mjekut pulmolog Ibrahim Hoti, i cili për mendimin tim bëri shkelje etike, e cila duhet dënuar nga kompetentët e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Nuk i lejohet një mjeku që të fyejë pacientin në asnjë rrethanë dhe as ta nxjerë atë me forcë nga zyra e tij! Kjo ështe në kundërshtim me të gjitha parimet njerëzore, jo vetëm në fushën e mejkësisë, ashtu siç askund nuk mund të shkojë një pacient jo-emergjent (kronik, elektiv) për vizitë tek mjeku specieliast kur atij tʹi teket, pa kaluar nëpër sistemin shëndetësor referues të paraparë më ligjin për shëndetësi. Asnjëra nga këto dy gjëra nuk ndodhin në botën e civilizuar!
Mirëpo turrja populiste për ta ”mbytyr” doktorin llapjan në krejt territorin e Kosovës, zyrtarisht, mediatikisht dhe publikisht për shkak të një videoje të publikuar, akoma pa i ditur detajet dhe rrethanat në të cilin rasti ka ndodhur, kjo bën vaki veq në Kosovë!
Çfarë nuk pashë e çfarë nuk dëgjova për dr.Ibrahimin e shkretë këto dy ditë, pse ai paska kundërshuar të vizitojë një pacient, si duket jashtë orarit të punës, për të cilin ai si duket nuk kishte asnjë obligim që ta vizitonte! Dr. Ibrahimin e mbaj mend si një mjek tepër të edukuar, të urtë, miqësor, human e të sjellshëm, gjatë procesit të tij të specializimit, i cili jam i sigurt se nuk meriton sharjet dhe fyerjet, që atij i bënë mbremë qytetarët dhe mediat, njëra nga të cilat, mbi titullin për sjelljen e ”turpshme” të mjekut, ”pavetëdijshëm” kishte vendosur fotografinë e një qeni!!
Një shoqëri që fyen nuk respekton mësuesin, mjekun, hoxhën, priftin,... është shoqëri pa perspektië!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco