Ramazani (i dytë) në kohë pandemie edhe një sprovë sociale, për ta ridëshmuar solidaritetin qytetar midis nesh

Ramazani (i dytë) në kohë pandemie edhe një sprovë sociale, për ta ridëshmuar solidaritetin qytetar midis nesh

Nga Fadil Maloku - 12/04/2021

Ramazani, në fakt shikuar me dioptrinë fetare; është një muaj i bekuar që midis tjerash na bënë të reflektojmē si peshën ashtu edhe rëndësinë e; ndihmēs kundruall indiferencës; jetës kundruall vdekjes; të mirës kundruall të keqes; tē bukurës kundrual të shëmtuarës; dashurisë kundruall urrejtjes…etj. Kurse, me dioptrinë sociologjike ai mund të shpjegohet edhe si një mekanizëm i vetëkontrollit social, të cilin individi përmes vetëidentifikimit (self identification) që e manifeston kryesisht përmes bindjes në një Zot të vetëm!), e konsumon në kohë krizash dhe pasigurish individuale e kolektive, si vlerë sublime që i (pa)mundêson transcedentalja! Por, që tek ai mbjellin ndjenjën e kontrollit dhe përgjegjësisë finale.

Ndërkaq, agjërimi si “produkt” i muajit të ramazanit, nuk është ndonjë relikt, e aq më pak ceremoni e rit i kot fetar, ashtu si bie fjala e projektojnë dhe e propagandojnë ca injorant (sepse, edhe si formë e edhe si përmbajtje egziston te gjitha religjionet monoteiste) e dashakëqinj të kohēs sonë, por, është edhe një filozofi sociologjike e sakrifices dhe e vetēpërmbajtes apo vetëkontrollit (self control) të njeriut. Agjërimi, ështē edhe një muaj solidariteti (që psikologjia bashkëkohore e ka konstatuar edhe si mekanizëm mjaft efikas!) që shërben ekskluzivisht për ta plotësuar boshëllëkun shpirtëror të njeriut. Agjërimi, poashtu është edhe një mjet i sofistikuar social që shërben për ta ushtruar si kontrollin e epshit, ashtu edhe kthjelltësinë e mendjes, (psikologjia bashkëkohore) dhe forcimin fizik të trupit (konstatim i mjekësisë bashkëkohore).

S’këndejmi, për gjithë ata që kanë vendosur që vullnetarisht (për hirë të Krijuesit të gjithmëshirshëm!) ta privojnē vetën e tyre, jo vetëm nga; ushqimi e pijet e përditshme, por, edhe nga debatet e kota e të padobishme, e në veçanti nga veprimet; jo etike, u urojmë agjërim sa më i lehtë. Urojmë gjithashtu, që Zoti i madhërueshëm, t’i pranojë gjitha lutjet e sinqerta, nē kēto kohëra të vështira e përplot sprova …!
Amin🤲🤲🤲!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco