Kujtimi thoshte: “Të shikojmë, të mësojmë dhe të mos harrojmë asnjëherë!”

Kujtimi thoshte: “Të shikojmë, të mësojmë dhe të mos harrojmë asnjëherë!”

Nga Enver S. Morina - 02/03/2021

Në ditën e para të marsit ndjehem i zbrazët!

“Bota shqiptare” ka humbur themelonjësin, Kujtim Gjonaj!

Botës shqiptare i iku një nga krijuesit më të përkushtuar, Kujtim Gjonaj!

Botës kinematografike i është larguar skenaristi dhe regjizori, Kujtim Gjonaj!

Sa shpejt erdhi kumti! Lajm që më tronditi!

Kujtimi ka thënë: “... çuditërisht jemi një vend i rrethuar na të gjitha anët me shqiptarë. Sot përdorët rëndom, unë e kam thënë në vitin e largët 1978: Shqipëria kufizohet me shqiptarët. Kosova në krijimtarinë time zë vend në minimalisht në shtatë, tetë filma: “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, “Kryengritja”, “Idriz Seferi”, “Me shqiptarët e Zvicrës”, etj. “Hasan “Prishtina”, që është një nga figurat më të mëdha shqiptare, i cili shkriu tërë pasurinë e vet për çështjen kombëtare dhe njihen historikisht 14 pikat e Hasan Prishtinës për Pavarësi, që çuditërisht gjatë rrugës u transformuan dhe u kthyen në 12 pika për autonominë...”

Kujtimi më ka dhuruar pasuri dhe vlera: Një herë i rrëfeva për fatin e bibliotekës time. Djegien e saj. Dhe për veprën e Viktor Hygoit. Kur i tregova se në vitin 1983 ka pasur debat për këtë botim në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, më dhuroi tre vëllimet e romanit “Të mjerët”. Po ashtu edhe romanin “Misteri i Hagadasë së Sarajevës” te Geraldine Brooks. Në Panairin e fundit publik të librit në Tiranë u futa në stendë. E përshëndeta dhe u largova. Sikur më mbronte Viktor Hygo.

Kujtimi më ka këshilluar: Nga “Sheshi Skënderbej” tek “Bulevardi Gjergj Fishta” përgjatë Lanës u ngatërruam për numrin e punonjësve të Kinostudios në vitet 60-ta. Më lejonte të flisja dhe pastaj në fund më korrigjonte. Më këshillonte. Më përmirësonte duke më besuar të vërtetën. Dhe bindja që e pashmangshme.

Kujtimi na ka tërhequr vërejtjen: Timbri i zërit të Tij vazhdon të më kumbojë rrjedhshëm dhe pa kompromis, në intervistën për filmin dokumentar “Gjithçka për Kosovën, Ramush Haradinaj”: “Mund të vish nga Gjirokastra, mund të vish Prishtina, mund të vish nga Korça, mund të vish nga Deçani, mund të vish nga Gilani. Unë do ju them gjithë shikuesit shqiptar, shpresoj që do ju dhuroj një film ku do kënaqën, ku do gëzohen. Do të njohin për së afërmi të vërtetat e një lufte të madhe dhe heronjtë e kësaj lufte. Mjaftë nga ata djem që janë në film nuk janë më sot të gjallë, janë të vrarë. Tani do i kujtojmë, do i respektojmë, që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, kanë dhënë jetën e tyre. Nuk ka që më të shtrenjtë se jeta, të tjerat janë përralla! Jeta është gjëja më shtrenjtë që ka njeriu. Po dhe jetën për atdhe kë dhënë maksimumin e mundshëm, ky është mesazhi që do të jap unë. Të shikojmë, të mësojmë dhe të mos harrojmë asnjëherë.”

Sa herë kam shkuar në Tiranë, nëse nuk e kam takuar, kam biseduar në telefon. Së fundi në pasditen e të hënës së 18 janarit 2021. Kujtimi më ka mbështetur! Kujtimi më ka respektuar! Kujtim, vështirë e kam sot të besoj që Ti ke ikur! Edhe herën tjetër, përherë të parë, do jam në Tiranë. Do ta ndryshojmë se bashku të kaluarën përmes rishikimet të dokumentareve të realizuar nga Ti.

Gentit i shpreh ngush’llime! Familjarëve të tjerë. Më të dashurve.

I shpreh ngush’llime Spartakut, Angjelinës, Enverit, Majlindës, Skënderit, Kristaqit, Vllasovas ... e të tjerëve! Botuesve! Kineastëve dhe bashkëpunëtorëve të Kujtimit.

P. S. Nga shtatë botimet të tregimeve në shqip të Jorge Luis Borges “I pavdekshmi” (1981), “Dorëshkrimi i Brodit” (2001), “Aleph” (2002), “Vdekja dhe busulla/Fiksione & Aleph” (2002), “Pasqyra e bojës” (2007), “Libri i rërës” (2009) dhe “Tregime të zgjedhura” (2016) njëra “Pasqyra e bojës” është botuar nga “Bota Shqiptare” nën redaktim të Kujtim Gjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco