Epoka e çkapjes së shtetit ka filluar

Epoka e çkapjes së shtetit ka filluar

Nga Liri Loshi - 24/02/2021

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë krijuar moment të ri psikologjik, ku prokurorët, hetuesit dhe policët janë të inkurajuar të veprojnë në bazë të informacioneve dhe fakteve që kanë. 

Qytetarët duhet ta kuptojnë se epoka e çkapjes së shtetit ka filluar dhe ajo nuk do të ndalet më. Personalisht kurrë nuk kam dyshuar se nuk kemi prokurorë, hetues, apo policë të mirë. 

Por, kur politika ka gisht në korrupsion dhe krim ekonomik dhe kur institucionet janë të kapura, këto tri kategori profesionistësh janë gjithnjë të penguar për ta kryer punën e tyre e madje janë edhe të rrezikuar. 

Epoka e Albin Kurtit dhe e Vetëvendosjes do t’i rrezikojë vetëm keqbërësit dhe kriminelët. Të gjithë të tjerët do të kemi më shumë liri mendimi e veprimi. Këtë liri do ta kenë edhe prokurorët. Kështu ndodh kur krijohet momenti i ri psikologjik: shteti fillon të çkapet vetë nga mafia politike që po humb pushtetin e vet. Fillon pra, të çkapet ende pa u etabluar pushteti i ri.

Tash secili dëshiron të identifikohet me kulturën e re të punës dhe të qeverisjes. 

Sidoqoftë, ndryshimi nuk guxon t’u besohet njerëzve që kanë dështuar për shumë vite në detyrat e tyre, pavarësisht se si ata sillen në momentin e ri psikologjik.

Ndryshimi do të bëhet nga njerëz që kanë të kaluar të pastër dhe që kanë integritet profesional e njerëzor. Reformat rrënjësore në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë duhet të vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco