Rëfimi im për portretin e paragjykuar të Albin Kurtit

Rëfimi im për portretin e paragjykuar të Albin Kurtit

Nga Liri Lloshi - 27/01/2021

Më ka bërë përshtypje një konstatim i zonjes Mimoza Kusari, e cila përshkroi demokracinë e brendshme të Vetëvendosjes duke e krahasuar atë me demokracinë e brendshme të LDK-së, me të cilën ajo ka bashkëpunuar më parë. Zonja Kusari erdhi në përfundim të argumentuar se demokracia e brendshme e Levizjes Vetëvendosje është pakrahasomisht më e avansuar se ajo e LDK-së.

Në këtë kontekst kam për të shtuar edhe një rrëfim personal - familjar për vlerësimin e figurës politike të zotit Albin Kurti. 

Gjatë takimit tim të parë online me kandidatët për deputetë të listës së Vetëvendosjes, gruaja ime Minirja ishte me mua në dhomë. Unë nuk kam bërë humor kur kam thënë se ajo preferon Vjosa Osmanin. Por, kam neglizhuar t’u tregoj se deri në diten kur u mbajt takimi ynë me Qëndrën e Vetëvendosjes në Prishtinë, Minirja gjithnjë ka dyshuar për prirjet autokratike të Albin Kurtit. Në atë takim zoti Kurti mbajti një fjalim të shkurtër dhe përmbajtësor. Në asnjë moment mesazhet që ai perqoi dhe toni i zërit të tij nuk reflektoi problemet që ai dhe Lista jonë ka me “ligjin”. Pasi përfunduam takimin, unë u ula në divan dhe pranë kisha Miniren. Rrinte e heshtur dhe nuk arrinte të me shikonte në sy. 

“Minire! - i thashë, a është autokrat Albini”. 

Mezi ngriti kokën të më shihte në sy duke treguar kështu qartë ngurrimin për ta shfaqur mendimin. 

“Pse me pyet,” me tha. “Sepse, ti sapo e degjove fjalimin e Albin Kurtit”, ia ktheva unë.

“Ishte fjalim i bukur, konciz dhe teper spontan”, tha ajo. 

“Fjala spontan, i thashë, nuk e përshkruan autokratin”, apo. 

“Mbetet me u pa!” - tha ajo duke rezistuar ta kënaq kundërshatrin  e vet me përgjigjen e saktë që ai kerkon. 

“Nuk mbetet hiç me u pa”, ia ktheva, “sepse ne sapo e pamë që ai është një liberal i vërtetë dhe demokrat.”

“Ta shohim”, tha përseri ajo dhe shtoj: “Le të jetë ashtu”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco